Home Shëndetësi Mjekim i ri i sëmundjeve kronike të mushkërive

Mjekim i ri i sëmundjeve kronike të mushkërive

Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe australianë janë duke punuar në një terapi të re, e cila ka një potencial të madh në mjekimin e sëmundjeve kronike obstruktive të mushkërive, thuhet në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Shprehja “sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive” kryesisht ka të bëjë me çrregullimet të cilat ia zënë frymën pacientit, si: bronkiti kronik dhe emfizema me vështirësi në kalimin e ajrit.

Bronkiti kronik është përgjegjës për 85 % të rasteve me sëmundje kronike obstruktive.

Kërkuesit shkencorë nga Harvardi dhe kolegët e tyre nga Universiteti i Melburnit kanë konstatuar sesi proteina e quajtur “SAA” ka rol kyç në zhvillimin e inflamacioneve kronike te pacientët me sëmundje kronike obstruktive.

Duke ndikuar në funksionin e proteinës SAA, është e mundshme që të përmirësohet funksioni i mushkërive në të gjitha etapat e sëmundjeve kronike obstruktive.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...