Home Shëndetësi Mjete natyrale kundër djegieve të lëkurës

Mjete natyrale kundër djegieve të lëkurës

Mjete natyrale kundër djegieve të lëkurësNumri i mjeteve natyrale kundër djegieve është i madh, ndërsa me çfarë do ta ndihmoni veten, varet nga fakti se çfarë keni momentalisht në shtëpinë tuaj.

Uji i ftohtë
Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet, Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegur dhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore. Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t’i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura.

Qumështi
I zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve.

Lëngu i qepës
Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.

Të bardhët e vezës
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

Jogurti
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve. Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit. Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt. Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...