Home Modë & Estetikë Modelet e syzeve të diellit për këtë sezon

Modelet e syzeve të diellit për këtë sezon

 

Jeni duke kërkuar syzet e diellit të përshtatshme për fytyrën tuaj? Është koha për t’u përqendruar tek materiali i mëposhtëm i cili propozon modelet më të reja dhe më në modë për këtë sezon.

Stilistët propozojnë një model klasik, por edhe syzet e diellit në formë të mëdha do të jenë në modë gjithashtu. Nëse dëshironi të jeni të sigurt në zgjedhjen tuaj, atëherë përqendrohuni tek syzet e diellit aviator, ose tek syzet e diellit të tipit Wayfarer. Stili aviator përdoret gjithnjë nga një femër seksi, ndërsa modeli Wayfarer është tepër i pëlqyer.

Edhe pse kohërat e këtij modeli kanë kaluar, ju nuk duhet të hiqni dorë nga syzet XL. Por janë të preferuara për femrat të cilat kanë fytyrën më të rrumbullakët.

Gjithashtu këtë sezon do të preferohen edhe syzet me skelete me forma të ndryshme, si në formë zemre, luleje ose në cilëndo formë që do t’ju pëlqejë ju.

 

Gjithnjë duhet të keni parasysh një këshillë, përzgjidhni syzet e diellit të cilat përbëhen nga materiale tepër cilësore për mbrojtjen e syve nga dielli. /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...