Home Këshilla të ndryshme Modifikim i sjelljes

Modifikim i sjelljes

sjelljeModifikim i sjelljes është teknikë terapike e bazuar në punën e Skin-ner-it. Kjo është shumë e hapur: Fshi një sjellje të padëshirueshme (duke larguar përforcuesin) dhe zëvendësoje atë me një sjellje të dëshirueshme me anë të përforcimit. Kjo është përdorur në të gjitha llojet e problemeve psikologjike – dhënie pas drogës, neuroza, druajtje, sëmundje mendore, madje dhe skizofreni — dhe funksionon veçanërisht mirë rde fëmijët. Ka shembuj te psikotikët e prapambetur që nuk kishin komunikuar me të tjerët për vite, që kanë qenë të kushtëzuar të sillen vërtet në mënyra normale, të tilla si të hanin me pirunë dhe thikë, të kujdeseshin për nevojat e veta higjenike, të visheshin vetë e kështu me radhë. Ka një degëzim të modifikimit të sjelljes të quajtur ekonomia e dhuratave. Kjo është përdorur kryesisht në institucione të tilla si spitale psikiatrike, sallat e të rinjve dhe burgjet. Rregulla të caktuara janë bërë td qarta në institucione dhe duke u sjellë siç duhet personi është shpërblyer me dhurata — monedha pokeri, bileta, pare xhepi, blloqe, etj. Një sjellje e caktuar e dobët është gjithashtu e shoqëruar shpesh me tërheqjen e këtyre dhuratave. Dhuratat mund të shkëmbehen me të tjera të dëshiruara, të tilla si bonbone, cigare, lojra, filma, kohë jashtë institutit, e kështu me radhë. Kjo është konstatuar të jetë shumë efektive në mbajtjen e rregullit në këto institute shpesh të vështira. Ka një dizavantazh në ekonominë e dhuratave: Kur një “bashkëvuajtës” i këtyre instituteve largohet, ata kthehen në një mjedis që përforcon llojet e veprimeve që i çuan ata në institute qysh në fillim. Familjet psikotike mund të jenë tërësisht mosfunksionuese. Kundravajtësi i ri mund të kthehet menjëherë “në keqbërje”. Askush nuk u jep atyre dhurata edhe pse hanë me edukatë, etj. Me fjalë të tjera, mjedisi nuk funksionon mirë!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...