Home Këshilla për Prindër Mos i thoni fëmijëve “përtac” apo “i papërgjegjshëm”

Mos i thoni fëmijëve “përtac” apo “i papërgjegjshëm”

Pediatre në Memorial Hospital, Dr. Melda Alantar, shprehet se familjet për ta pasur më të lehtë në vend të fajësimeve të fëmijëve mund të marrin disa masa të thjeshta dhe të kalojnë një pushim semestral frytdhënës.

Duke theksuar se vetëbesimi i fëmijës dobësohet nga pretendimi i familjes për suksesin në mësime dhe cilësimi negativ me mbiemra si “përtac” apo “i papërgjegjshëm” Alantar u shpreh kështu: “Për të përcaktuar fushat në të cilat fëmija juaj ka prirje apo dobësi flisni me mësuesin e tij.

Nëse fëmijët kanë dobësi në disa anë atëherë përfitoni nga kurset apo mësimet private në lidhje me këta dobësi. Përcaktoni njerëz nga familja apo rrethi juaj të cilët mund t’ju ndihmojnë në këtë çështje.”

Notat e dëftesës pasqyrojnë mbarëvajtjen dhe suksesin në mësime të fëmijës gjatë një semestri. Gjatë pushimit semestral pasi të keni përcaktuar shkakun e dobësisë në mësime të fëmijës suaj, vlerësojeni periudhën e pushimit për të përmirësuar formimin e tij me anë të një programi të përshtatshëm. “Nëse fëmija juaj ka një notë mbetëse në dëftesë atëherë keni një semestër të tërë kohë për ta rregulluar” u shpreh ajo, duke shtuar se për këtë mund të merren masat e nevojshme.

Vizitoni të afërmit gjatë pushimit
Dr. Alantar mendon se ngrohtësia familjare ndihmon në përmirësim e fëmijës. “Kaloni tre orë bashkë një mbrëmje në javë. Veçanërisht adoleshentët kanë nevojë për ceremonitë familjare. Për të përforcuar lidhjet me të afërmit mund të organizohen vizita të ndryshme tek kushërinjtë e afërt.”

Ajo thekson se shëtitjet e bëra jashtë qytetit apo shtetit, ashtu siç mund të jenë një burim njohjeje me të afërmit mund të jenë edhe një mundësi për të parë vendin e lindjes, të freskojnë kujtimet dhe t’i ndajnë ata me të tjerët.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...