Home Këshilla të ndryshme Mos përdorni fletë alumini për të paketuar ushqimet

Mos përdorni fletë alumini për të paketuar ushqimet

Mos përdorni fletë alumini për të paketuar ushqimetNe të gjithë përdorim letër alumini në kuzhinë, për gatim dhe shpesh e përdorim atë për të trajtuar disa nga sëmundjet më të zakonshme.

Megjithatë, një studim i fundit ka zbuluar se ka disa gjëra të rëndësishme që nuk e dini në lidhje me këtë lëndë kuzhine. Para së gjithash, alumini është një metal neurotoksik dhe ka efekte të rënda anësore si dhe ka qënë i lidhur me sëmundjen Alcajmer.

Sipas ekspertëve mjekësorë, ekspozimi ndaj këtij metali të rëndë mund të shkaktojë efekte negative, duke përfshirë peoblemet mendore dhe humbje të ekuilibrit dhe kujtesës. Ky studim ka gjetur së përdorimi i fletëve metalike prej alumini në kuzhinë, ndikon në gjendjen e kockave, duke reduktuar nivelin e kalciumit.

Shumë njerëz nuk janë ende në dijeni të faktit se kur fleta metalike prej alumini është e ekspozuar ndaj temperaturave të larta, lëshon pjesët e metalit në ushqim dhe metali i rëndë mund rrjedhë në të. Dr. Essam Zubaidy, një studiues i inxhinierisë kimike në Universitetin Amerikan të Sharjah, ka vlerësuar efektet e aluminit në gatim dhe ka gjetur se një vakt i gatuar në letër alumini mund të përfshijë deri në 400mg alumin. Përveçse nuk janë të përshtatshme për gatim, fletët e aluminit nuk janë të përshtatshme për të mbështjellë perimet, agrumet apo dhe erëzat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

(Disa) ushqime dhe kanceri, kronologjia e një lidhjeje të dyshuar!

U deshën 50 vjet për të kuptuar se stilet e jetesës, në radhë të parë ajo që në pjatë, janë në origjinë të në shumë se gjysmës së tumoreve Për të kujtuar rëndësinë e ndjekjes së një diete korrekte është Shoqata Italiane për Hulumtime të Kancerit (Airc), e cila është kthyer në 2,500 sheshe italiane me iniciativën ‘Portokalli i Shëndetit’. Të...