Home Këshilla të ndryshme Mos qëndroni shumë ulur!

Mos qëndroni shumë ulur!

Mos qëndroni shumë ulur!Nuk ka rëndësi se ku qëndroni ulur, në zyrë, në shkollë, në veturë, para kompjuterit apo televizorit po vetëm orët e përgjithshme që kaloni në pozitën ulur.

Sipas disa studime kanë treguar se personat të cilët të shumtën e ditës e kalojnë në pozitën e ulur, janë të dhënë pas shtimit të peshës dhe tek ata ekziston rreziku i shtuar nga infarkti, por edhe nga vdekja e parakohshme.

Edhe pse zyrtarët shëndetësorë kanë dhënë drejtimet në të cilët sugjerohet sasitë më të vogla të aktiviteteve fizike, ata nuk i kanë këshilluar njerëzit që të mundohen të kufizojnë se sa kohë të kalojnë në pozitën ulur. Pas katër orësh qëndrimi ulur, trupi fillon të dërgojë sinjale se kjo është e dëmshme, kjo për faktin se gjenet që rregullojnë sasinë e glukozës dhe yndyrave në trup, fillojnë të shkyçen. Qëndrimi afatgjatë ulur është i dëmshëm edhe për personat që ushtrojnë.

Tim Armstrong, ekspert për aktivitet trupor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se personat që ushtrojnë çdo ditë, por që kalojnë shumë kohë të ulur, mund të kenë më shumë dobi, nëse këto ushtrime i shpërndajnë gjatë ditës, në vend që ato t’i kryejnë menjëherë. Në studimin, i cili ka përcjellë më shumë se 17.000 kanadezëve gjatë dhjetë vjetëve, ka konstatuar se personat që qëndrojnë më gjatë ulur kanë rrezik më të madh nga vdekja, pavarësisht nga ajo nëse ushtrojnë apo jo. Por ende nuk ka mjaft dëshmi për të thënë se sa është i dëmshëm qëndrimi ulur. Mirëpo, duket se sa më shumë që ngriheni dhe e ndërprisni uljen, aq më mirë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...