Home Udhëtim & Turizëm Mrekullia e re e arkitektures

Mrekullia e re e arkitektures

Azerbajxhani po perpiqet t’i marre Dubait kuroren e mbretit te arkitektures moderne. I njohur me pare si Qyteti i Zi, per shkak te ndotjes nga nafta, kryeqyteti Baku po perjeton nje transformim te madh.

Horizonti i qytetit po mbulohet çdo dite e me shume me ndertesa te mrekullueshme, qe nga TV Tower deri te kullat pothuajse te perfunduara Flame Towers.

Projekti i ri i planifikimit ka objektiv nje kryeqytet te shnderruar ne Qytet te Bardhe (White City). Nje infrastrukture e re po ndertohet dita-dites ne vend, me shume rruge, parqe, sistem qarkullimi, kanalizime te reja dhe linja interneti.

Nje pike e re referimi do te jete Hotel Gjysmehena (Hotel Crescent), nje ndertese 33-kateshe ne forme hene te kthyer kokeposhte ne brigjet e detit Kaspik.

Hoteli pritet te perfundoje ne vitin 2015, ndersa nje tjeter projekt i ngjashem me emrin Hotel Hena e Plote (Full Moon Hotel) eshte propozuar per t’u realizuar.

Siperfaqja 220 hektareshe, e cila me perpara ka qene nje qender magazinimi per industrine, po behet gati per t’i lene vendin ndertimit te zyrave, hoteleve, shtepive dhe qendrave te sherbimit per 50 mije banoret e Bakut.

Firma koreano-jugore e arkitektures, Heerim Architects and Planners, ka fituar tashme garen nderkombetare per te marre ne dore zhvillimin e metejshem ne zonen e Hotel Crescent.

Kjo perfshin ndertimin e zones se gjysmehenes dhe nderteses 38-kateshe te Kompanise Shteterore te Naftes se Republikes se Azerbajxhanit.

Azerbajxhani ka vullnetin dhe potencialin e bazuar ne rritjen e larte ekonomike per t’i dhene nje vend te madh arkitektures moderne”, ka thene zedhenesi i Heerim.
“Shume kliente ne Azerbajxhan po kerkojne çdo dite e me teper dizajnin kreativ per ndertesat e tyre. Kjo do te sjelle avantazhe te medha per zhvillimin ne shkalle vendi”, ka shtuar zedhenesi i kompanise.

Projekti “Qyteti i Bardhe” mund te mos shnderrohet plotesisht ne nje konkurrent te forte per pushtetin qe ka Dubai, por Azerbajxhani ka deshmuar se i eshte perkushtuar endrres per ta shnderruar vendin dhe kryeqytetin e tij ne forca nuk mund te lihen menjane.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...