Home Këshilla të ndryshme Mrekullia e vitit: Lind bebja 55 ditë pas vdekjes së nënës

Mrekullia e vitit: Lind bebja 55 ditë pas vdekjes së nënës

Një fëmijë lindi 55 ditë pas vdekjes së nënës së saj. Mjekët e deklaruan gruan të vdekur në tru, por ajo u mbajt gjallë në këtë spital në Poloni deri në lindjen e fëmijës së saj.

Gruaja 41-vjeçare kishte tumor të trurit. Mjekët thonë se ajo nuk dëshironte të operohej. Ajo kishte frikë nga rreziqet. Ajo u soll në klinikën në Wroclaw në Nëntor të vitit të kaluar pa vetëdije, e pa asnjë aktivitet të trurit, transmeton Gazeta Shneta.

Anesteziologët, neonatologët, gjinekologët dhe neurokirurgët punonin si një ekip për të shpëtuar jetën e fëmijës. Çdo ditë ata duhej të luftonin kundër infeksioneve dhe çrregullimeve në trupin e nënës.

Neonatologët thanë se ne duhet ta mbështesnin nënën deri në javën e 30-të të shtatzënisë. Por është periudhë shumë e gjatë për një trup me tru të vdekur, sepse organizmi mund të ketë shumë çrregullime. Gjinekologët arrisin qëllimin për të zgjatur jetën e nënës në të paktën 25 javë shtatzënisë. Kjo është një minimum për rritjen e fetusit derisa të lindë dhe të fitoj një shans për të jetuar.

Pas lindjes me prerje cezariane, Wojtek lindi me sukses. Djali peshonte vetëm 1 kilogram. Babai i tij ka pritur me durim lindjen për 55 ditë duke ia lexuar atij përrallat.
Djaloshi u vu në kujdes intensiv dhe kaloi tre muaj në një inkubator. Mjekët zbuluan se ajo ishte 17 javë shtatzënë kur dëgjuan rrahjen e zemrës së foshnjës. Mjekët vendosën ta shpëtonin fëmijën. Kështu që ata duhet të zgjasnin jetën e gruas për të paktën dy muaj. Pak ditë më parë një djalë dhe babai i tij u liruan nga spitali dhe më në fund ishin në shtëpi. Tani Wojtek peshon 3 kilogram dhe po jeton një jetë të mirë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...