Multivitaminat janë më shumë të dëmshëm se sa të dobishëm

Multivitaminat janë më shumë të dëmshëm se sa të dobishëm Brian Ratcliffe, dietologu i njohur, e akuzoi industrinë e vitaminave e cila për një vit i fiton rreth 600 milionë funte, duke i keqpërdorur njerëzit naiv.

Thuhet që mbretëria e multivitaminave është ndërtuar mbi frikën dhe paranë e njerëzve të cilët në realitet janë të shëndoshë.

Sipas mendimit të tij, pilulat multivitamina të cilat sot mund të gjenden në shumë vende, madje edhe në supermarkete, nuk i ndihmojnë shëndetit.

Ratcliffe thotë që nga to nuk kanë dobi as njerëzit e shëndoshë, e as ata të sëmurë. Problemi qëndron në faktin që ata janë pak të informuar, dhe disa vitamine mund të jenë të rrezikshëm.

Shembull, ata që konsumojë vaj të peshkut dhe marrin multivitamine mund që pas një kohe të kenë problem me thyerjen e eshtrave pasi që fusin shumë vitaminë A në organizëm. Profesor Ratcliffe nga Universiteti ‘Robert Gordon’ në Aberdeen paralajmëron që njerëzit nuk duhet që të marrin asnjë ‘zëvendësim’ të ushqimit para këshillimit të mëparshëm me mjekun.

‘Shumë njerëz marrin multivitamina sepse brengosen për shëndetin e tyre. Megjithatë, nuk mendojnë sa duhet në atë që e marrin dhe se a është e dobishme ajo për ta. Në shumicën e rasteve njerëzit nuk duhet që të konsumojnë multivitamina, dhe se kjo nuk është tjetër vetëm që gjuajtje e parave.

Përveç kësaj shumë multivitamina mund që t’ju sjellin vetëm dëm’, potencoi profesor Ratcliffe. Dietologu i njohur nuk është i vetmi i cili e ka tërhequr vërejtjen në padobinë e multivitaminave të cilët gjatë ditës i përdorin rreth 30 përqind të meshkujve dhe 40 përqind të femrave.

Ekzistojnë edhe një numër i madh i studimeve që tregojnë që marrja e vitaminave është e pakuptimtë, sidomos nëse njerëzit këtë e bëjnë ‘kryen n’veti’ pa konsultë së mëparshme me mjekun.