Home Këshilla të ndryshme A mund ta mbajmë telefonin mobil në xhepa?

A mund ta mbajmë telefonin mobil në xhepa?

4Telefonat po u jepen foshnjave, disa e mbajnë të varur në gjoks ndërsa meshkujt në xhepin e pasmë të pantallonave.

Nëse keni ende dyshime në lidhje me faktin nëse telefonat mobil mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin, duhet të dëgjojmë Dr. Devra Davis e cila paralajmëron për rreziqet gjatë mbajtjes së një telefoni mobil afër lëkurës dhe pjesëve të ekspozuara të trupit.

Davis tregoi pamjet e mamografisë së një gruaje 39 vjeçare kineze që jeton në Amerikë, vegjetarianes nga Kalifornia e cilia ka pasur disa tumore të krijuara saktësisht në vendin ku ajo mbante një telefon mobil – në të djathtë gjirit (sepse telefonin e mbante në gjoks, ngjitur për lëkurën e gjirit). Ajo e ka mbajtur telefonin në këtë vend për katër orë në ditë, shtatë vjet me radhë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter kanë zbuluar një rënie të vogël, por të qëndrueshme të cilësisë së spermës së meshkujve, organet gjenitale të të cilëve janë ekspozuar nga rrezatimi i telefonit mobil. Edhe pse studiuesit nuk kanë gjetur një lidhje midis rrezatimit të telefonit dhe plleshmërisë së dobësuar, zbulimi mund të shpjegojë fenomenin e rënies deri tani të paqartë të numrit të spermazoidëve në mostrat nga e gjithë bota.

Pasojat janë më të këqia për ata njerëz që tashmë janë të ekspozuar ndaj faktorëve të tjerë të rrezikut që ndikojnë në numrin e spermatozoidëve, shkruan news.com.au

“Nëse marrim parasysh rritjen e përdorimit të pajisjeve pa tel dhe rënien e përgjithshme të cilësisë së spermës, e cila është vërejtur gjatë 10-20 viteve të fundit në vendet e zhvilluara, kjo temë duhet të shqyrtohet më detajisht”, tha Fiona Mathews.

Andaj për të qenë të sigurtë mbajeni telefonin mobil në çantën tuaj ose në xhaketë – për çdo rast.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...