Home Këshilla të ndryshme A mund të shtojmë peshë nëse nuhatim ushqimin?

A mund të shtojmë peshë nëse nuhatim ushqimin?

“Shtimi i peshës trupore nuk matet vetëm me marrjen e kalorive”

Shkencëtarët e Universitetit Berkeley në Kaliforni kanë zbuluar se era e ushqimit luan rol të rëndësishëm në mënyrën me të cilën organizmi përpunon kaloritë dhe se edhe me vetë nuhatjen e ushqimit para ngrënies mund të ndikojë në mbledhjen e kilogramëve të tepërt.

Studimi i kryer në minj zbuloi se minjtë që nuk kishin nuhatur  ushqimin, nuk kishin shtuar në peshë. Nga ana tjetër, minjtë, të cilët para ngrënies kishin nuhatur ushqimin kishin dyfishuar peshën e tyre.

Edhe pse studimi është kryer në minj dhe jo në njerëz, shkencëtarët thonë se kjo lidhje është mahnitëse. Rezultatet e studimit shpjegojnë pohimin se shqisa e nuhatjes është i lidhur me vendimin e trupit që të ruajë yndyrat, në vend se t’i djegë ato.

Studimi është publikuar në revistën “Cell Metabolism” dhe shkencëtarët shpresojnë se rezultatet e tij do t’iu ndihmojnë personave, të cilët kanë çrregullime me ushqim, si dhe personave që luftojnë për të humbur peshë.

“Shtimi i peshës trupore nuk matet vetëm me marrjen e kalorive. Nëse konfirmojmë se edhe te njerëzit shqisa e nuhatjes është e lidhur me shtimin e peshës, mund të krijojmë barin, i cili nuk ndikon në shqisën e të nuhaturit, por bllokon qarqet e metabolizmit. Kjo do të ishte e pabesueshme”, thotë njëri nga autorët e studimit Endju Dilin.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...