Home Këshilla të ndryshme Mundësi e re për trajtimin e mbipeshës

Mundësi e re për trajtimin e mbipeshës

Trajtimi i ri bazohet në modifikimin e proteinës NPY që lidhet me apetitin, gjë që krahas zvogëlimit të kalorive, çon edhe deri të ndryshimi i përbërjes së indit dhjamor.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar mundësinë e transformimit të indit ‘normal’ dhjamor, në një lloj tjetër të indit dhjamor, i cili mundëson djegien e kalorive dhe zvogëlimin e peshës trupore.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Johns Hopkins” i kanë bërë testimet e tyre në kafshë, por ata besojnë se një proces të njëjtë është e mundshme të bëhet edhe të njerëzit.

Trajtimi i ri bazohet në modifikimin e proteinës NPY që lidhet me apetitin, gjë që krahas zvogëlimit të kalorive, çon edhe deri të ndryshimi i përbërjes së indit dhjamor, shkruan revista “Cell Metabolism”.

Në këtë mënyrë, indi ‘i keq’ (i bardhë) dhjamor, shndërrohet në ind ‘të mirë’ (ngjyrë kafe) dhjamor, i cili përndryshe është më i pranishëm të bebet.

Bebet e shfrytëzojnë këtë ind dhjamor si burim të energjisë për krijimin e nxehtësisë trupore, duke harxhuar në të njëjtën kohë edhe një numër më të madh të kalorive.

Me shtyrje në moshë, përqindja e indit të kaftë dhjamor vjen duke u zvogëluar, duke u rritur në të njëjtën kohë prania e indit të bardhë dhjamor, i cili zakonisht gjendet rreth belit.

Kërkuesit shkencorë shtojnë së, të kafshët e trajtuara është vërejtur një rënie në peshë, përkundër marrjes së sasive të tepërta të ushqimeve, të cilat në rrethana normale do të çonin dëri të shtimi në peshën trupore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...