Home Teknologji Internet Mundësi të mbajtjes së Internet mbledhjeve

Mundësi të mbajtjes së Internet mbledhjeve

Versioni i ri i TeamViewer, programit për kontroll të kompjuterit nga largësia dhe bashkëpunim ekipor në projekte, do të ketë mundësinë e organizimit të mbledhjeve online për deri 25 persona, të cilët mund të kyçen si përmes kompjuterëve desktop, ashtu edhe përmes tabletëve dhe telefonave mobilë (programi punon në Windows, Linux, Mac OS X, iOS dhe Android).

Të gjithë pjesëmarrësit në ekranet e tyre do të mund të shohin se çfarë bëjnë të tjerët dhe të flasin, ndërsa ka mundësi edhe të xhirohet video e mbledhjes.

Përveç kësaj, TeamViewer 7 sjell edhe opsionin e konfigurimit dhe incizimit të parametrave për secilin kompjuter në largësi, si dhe këmbim më të thjeshtësuar të fajllave mes kompjuterëve.

Betën publike me këto mundësi mund ta merrni nga sajti zyrtar në adresën http://www.teamviewer.com/en/download/currentversion.aspx/. Duhet theksuar që tani për tani mundësitë e reja vlejnë vetëm për versionin e programit për indows, ndërsa për Mac dhe Linux të gjitha risitë do të jenë në disponim në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.

Versioni i përfunduar do të paraqitet në gjysmën e parë të dhjetorit, ndërsa do të duhej të jetë gratis, si edhe deri tani, për përdorim personal dhe jokomercial.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...