Home Këshilla për Prindër Mungesa e jodit të fëmijët

Mungesa e jodit të fëmijët

Mungesa e jodit të fëmijëtNjë nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në të kaluarën ishte një problem mjaft i theksuar.

Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 raste. Pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dalë, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur.

Më vonë tek këta fëmijë lëkura është e ashpër, e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët.

Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides.

Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë. Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që te gratë shtatzëna të jepet në formë tabletash, 200 mikrogramë në ditë.

Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë. E para është marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave të pubertetit.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...