Mungesa e vitaminës B12 e lidhur me diabetin në shtatzëni


Mungesa e vitaminës B12 e lidhur me diabetin në shtatzëni Në një studim ku janë përfshirë 785 femra, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat me nivel të ulët të vitaminës B12 janë më të rrezikuara që të vuajnë nga diabeti gestacional.

Është interesante, se te femrat me deficit të vitaminës B12, rreziku nga diabeti gestacional shtohej gjithnjë e më shumë aq sa më i lartë të ishte niveli i acidit folik në gjak.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “Diabetologia” pohojnë se nuk e dinë pse ndodh diçka e këtillë.

Diabeti gestacional është një gjendje ku femrat pa histori të mëparshme të diabetit, gjatë shtatzënisë kanë nivel të rritur të sheqerit në gjak.

KËSHILLA TË NGJASHME