Mungesa e vitaminës D, e rrezikshme për shëndetin

vitamina-dMungesa e vitaminave D, sipas studimit të shkencëtarëve daneze ku kishin marre pjesë 10.000 njerëz, në mënyrë të drejtpërdrejtë  nderlidhet me rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.

Ky studim, në mënyrë të padiskutueshme ka treguar se kjo vitaminë luan rol të rëndesishem edhe në kujdesin ndaj sistemit kardiovaskular.

Mungesa e nivelit optimal të vitaminës D në organizem shton rrezikun nga tromboza për 40%, rrezikun nga infarkti për 64%, rrezikun nga vdekja e hershme për 57% si dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës madje për 81%.

Sëmundjet e zemrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të njerëzve nëper botë.

Mënyra më e thjeshtë të arrini sasi të mjaftueshme të vitaminave D, përveç ushqimit, është përmes rrezëve të diellit, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ekspozoheni diellit, derisa lëkura të skuqet, sepse kështu vetëm sa rrezikoheni nga kanceri i lëkurës.