Home Këshilla të ndryshme Mungesa e vitaminës D – kërpudhat janë burim i mahnitshëm i vitaminës...

Mungesa e vitaminës D – kërpudhat janë burim i mahnitshëm i vitaminës së diellit

Vitamina D është e domosdoshme për trupin, pasi që i mban eshtrat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Me mungesë të vitaminës D, trupi e ka të vështirë ta rregullojë sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup.

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të shpijë edhe në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në deformime të ndryshme.

Por, sipas tyre, rrezikun e mungesës së vitaminës D mund ta ulni duke ngrënë më shumë kërpudha.

Llojet e caktuara të kërpudhave, sipas sajtit ‘Everyday Health’, ju ndihmojnë ta shmangni mungesën e kësaj vitamine.

Ekspertët bëjnë të ditur se disa prej kërpudhave trajtohen me rreze ultravjollcë, gjë e cila u jep atyre vitaminë D.

Sasia e vitaminës D që përmbajnë kërpudhat varet nga ajo se me sa shumë dritë ultravjollcë janë trajtuar, por mund të përmbajnë deri në 17 miligramë.

Nëse ju keni nivele të ulëta të vitaminës D, do të ndiheni të lodhët, të dobët dhe në përgjithësi pa disponim.

Vlen të ceket se kërpudhat në mënyrë natyrale nuk ofrojnë sasi të larta të vitaminës D, por disa lloje që trajtohen me rreze UV e bëjnë këtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...