Home Këshilla të ndryshme Mushkonjat, armiqte e gjumit gjate veres

Mushkonjat, armiqte e gjumit gjate veres

Mushkonjat, ëndrrat e frikshme të netëve të nxehta të verës mund ta shndërrojë jetën në një mankth për alergjikët.
Mushkonjat femra të cilat krijojnë një problem të tillë thithin gjakun për të ushyqer vezët dhe lëshojnë sekrecionet e tyre të pasura me proteinë në lëkurën e pickuar dhe në këtë mënyrë krijojnë reaksion alergjik.

Pasi mushkonja pickon një person ajo shkakton skuqje dhe fryerje me kruarje të thella 3-5 mm. Nëse njeriu i ekspozohet pickimit të një mushkonje vihet re një ulje e dendësisë së reaksionit e të tjera.

Megjithëse mund të shfaqen më rrallë situata alergjike si anafilaksia mund të rrezikojnë dhe jetën e njeriut. Ky reaksion anormal në gjuhën mjekësore quhet ‘sindroma Skeeter’.

Kujdes fëmijët

Këtu duhet të dimë se fëmijët nuk janë akoma të mësuar me këtë lloj proteine të lëshuar nga mushkonja dhe për këtë arsye reaksionet e shkaktuara nga ajo janë më të rënda. Nëse fëmija i ekspozohet vazhdimisht pickimit të një lloj mushkonje reaksioni mund të ndryshojë dimension në vitet e ardhshme.

Për të kuruar alergjinë ndaj mushkonjës

Kura e alergjisë ndaj mushkonjës fillon me mbrojtjen. Në rast të qëndrimit pranë kënetave apo zonave ku ka shumë mushnkonja sugjerohen veshje me mëngë të gjata apo përdorimi i spruceve kundër mushkonjave.

Në rast se nuk është i mundur shpëtimi nga mushkonjat atëherë fëmijëve mbi moshën 2 muajsh mund t’i jepen ilaçe që përmbajnë DEET në një mesatare 10-30 % dhe në rast të reaksioneve të rënda të përdoren kremra me kortizon dhe ilaçe alergjike të marra nga goja.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...