Home Udhëtim & Turizëm Na ishte nje here nje Poradec...

Na ishte nje here nje Poradec…

“Shetita gjithe Rumeline, ne Poradec gjeta qetesine”,.shkruhej ne nje fletorke, zverdhur nga koha.

Mbanin mbi vete nje shkrim gotik, i zoti i tyre, pjesemarres ne dy luftra boterore, tashme i ikur nga kjo jete…, prej vitesh prehet nen geshtenjat e lashta te nje kodre qe i qendron perbri liqerit me te thelle te Ballkanit.!

I ardhur ne fillim te viteve ’30- te nga Belica, disa kilometra larg ketij qyteti, nje fshat magjik me pyje e nen vete me liqen, xha Sandri, sic e njohin te gjithe banoret autoktone, e kish lidhur jeten me kete qytet, pavaresisht jetes se tij te dyzuar… ketej e andej …!!!

Kufiri dhe diktatura komuniste e cimentuar e kish ndare nga njerezit e tij me te afert , shume prane tij, por edhe shume larg. Ahere as nuk mund te merrje dhe as te jepje me njerezit matane as per vdekje dhe as per gezime. Perndryshe denimi ne emer te popullit per tradhti ishte i skajshem.

Shtepia e tij, dy kateshe ne nje ane dhe me tri ne anen tjeter, e ndertuar me nje stil karakteristik kembengultasi vazhdon t’i qendroje heshturazi liqenit.

Dhe teksa hyn ne deren e vjeter qe eshte sa vjec ka kjo shtepi e ndertuar ne vitin 33-te te shekullit te kaluar, vetiu ndjen te shkuaren e harruar te viteve te hedhura larg, mbushur me jete , dashuri, dhimbje, gezime dasmash, te qara dhe hare femijesh.!

Ndoshta eshte nje nder te paktat shtepi te mbetura ne bulevardin kryesor te qytetit, i shtrire ne nje treve qe ka qene e banuar mbi 2000 vjet para lindjes se Krishtit.

E ngrysur dhe pa jete brenda saj, ajo duket sikur do te mbroje nje rrugice dikur me nje arkitekture te vecante, me kalldreme qe mbanin ere-uje dhe plot lule, tashme e copezuar dhe e shemtuar, e shperfytyruar me shtepi te djegura, e ca si per te prishur syrin e keq te ndertuara rishtazi e ca te tjera me te trishtuara se shtepia e kreut te kesaj rrugice qe mban ende mbi shpine te shkruar: “Rruga 11 Janari”.

Ne fakt burimet e antikitetit, tregojne se e gjithe kjo zone ka qene e banuar nga fiset Ilire te Enkelejve dhe Desareteve dhe se ne kete rajon ne fund te shekullit V (BC), u formua nje shtet i fuqishem Ilir, me vendbanime dhe keshtjella rrotull Liqenit te Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos, etj. Neper kete zone kalonte ne antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen.

I veshur me histori , qytet “palcerisht shqiptar”, i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut, qyteti e ka te veten bukurine qe te pershfaq ne cdo stine.

Eshte qyteti qe ka te dlire lulen si dhe veren qe shoqeron koranin e famshem , fjalen bujare qe te japin banoret e saj zemer hapur kur te shtrojne tavolinen me buken e qiqres, kulacin e ngrohte apo edhe piperkat me gjize e djathin e forte.

Tradicionalisht te lidhur me nje jete mitike, Poradeci eshte qyteti qe pavaresisht c’i kane bere mbetet aristokrat dhe sqimtar brenda tij, sepse te pakten kete te drejte ia ka dhene natyra qe nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren.

Teksa nga nje dritare e katit te dyte te shtepise se xha Sandrit, te pershfaqet i dlire liqeni, nje karabina shumekateshe e paperfunduar dhe e lene djere prej vitesh duket sikur do ta fundose shtepine ‘jetime’.

Ne krah te saj, si per ironi te ketij mjedisi ku uji mbreteron me kaltersine e tij nje serial godinash te reja shumekateshe jane ngritur si kerpudhat pas shiut.

Ne Struge disa kilometra larg qe ketij, si nga kjo shtepi ku nis rrefimi i qytetit te rrethuar nga malet, me mbi 2.400 ore diell ne vit, ka shume e shume shtepi si kjo.

Asgje nuk eshte prekur nga e shkuara matane kufirit.

Shtepi te nje stili qe i takojne fillimit te nje shekulli, lyer rishtazi mbi muret veshur me histori, u sherbejne me mikpritje dhe me histori turisteve te shumte qe vizitojne kete qytet. Jane kafeteri e restorante te vogla, mbushur me pasterti, me gjithfare gatimesh karakteristike qe te ofrohen pa merzi dhe krejtesisht ne menyre origjinale .

Ketej kufirit, nuk merret vesh se cfare arkitekture te ofron qyteti.

I ke te gjitha si kjo shtepi, qe ka brenda saj, ashefin, qilarin , cardakun, shkallet me dru, oxhakun, apo prane saj hotele te kohes se Mbretit Zog qe lengojne nga kercitja e shkaterrimit, e paskesaj pa droje te ofrohen ndertesa tipike te kohes se diktatures, ca te dala boje e ca te lyera perciptazi , e paskesaj si per te sfiduar gjithe kete ‘koktejl’ , ndertesa e pallate te stermedha , aq te zakonshme vitet e fundit ne Shqiperi.

Banoret e qytetit me trishtim ngrene supet dhe nuk dine te tregojne se c’po ndodh me qytetin e tyre. Shume muaj, nje rruge, qe nisen ta rikonstruktojne ua mbuloi me pluhur shtepite,. gje e rralle per kete qytet.

Shpresuan se do te dilte njefaresoj.

Por duket si nje arnese e renduar, pa shije., “donin ta benin si nje rruge te Ohrit”, te thone banoret.

Kopjim apo shkaterrim per te rinovuar ???

Keshtu i ndodhi Pogradecit edhe ca vite te shkuara, kur kufijte u hapen dhe pogradecaret paten privilgjenin te shkelin per here te pare tek fqinjet e tyre te ndaluar.!

Ohri shume shekullor, prej vitesh e kish zgjidhur problemin e kanalizimeve te ujrave te zeza ndaj dhe e kish sistemuar bukur betonimin e bregut te liqenit .

Ketej kufirit nje breg liqeni i mrekullueshem i jepte jete liqenit me nje flore dhe faune nga me te pasurat ne Ballkan dhe ne Evrope. Mbushur plot lule, gjelberuar per mrekulli me peme te shumellojta dhe lule -ere mire, stola, bregu u betonua i teri duke ia marre frymen liqenit , sot i mplakur nga gjithfare barishtesh parazitare qe vendasit i quajne resnje.

Sevimi, nje strugane e re, tregonte se ne qytetin e saj (Struge) sa here qe afrohej sezoni i plazhit, nuk mbetej resnje ne liqen , te pakten deri aty ku njerezit mund te shkonin me not.

Ketej kufirit as qe behet fjale per pastrim te tyre, perkundrazi per vite me radhe ne liqen jane derdhur pafund te gjitha jashteqitjet qe ofronte qyteti, i cili vitet e fundit duket se eshte trefishuar ne numer nga banoret e ardhur nga zonat perreth apo dhe nga Mokra e thelle.

Vendasit tregojne se me se fundi u zgjidh problemi i kanalizimeve te ujrave te zeza.

Vitet me ikin shume larg, atehere kur poradecaret lanin shtrojat e tyre ne veren e fresket ne ujrat e liqenit te tyre.

“Nuk ka goje te flase i ziu liqen , se pa le cdo te thoshte”, thone per liqenin, me te cilin e kane te lidhur jeten dhe krenarine e qytetit me shtepi tradicionale, rrethuar me kangjella dhe oborre mbushur me lule, nje tradite e ruajtur me fanatizem , sikunder edhe butet me vere apo pergatitja e rakise se muskatit , taves se goditur te peshkut te koranit, qe vetem poradecaret ‘e zene’ mund te dine ta godasin. Por nuk mbeten pas edhe gatimet e peshqve te tjere te liqenit si krapi, kleni, karasi, ngjala, etj.

Nje njeri i mencur i ketij qyteti, sa here qe binte fjala per qytetin e tij te lindjes, perseriste se Poradeci eshte per nje turizem elitar.

Ai nuk e kishte fjalen ketu as per vip-at qe nuk i kane munguar ndonjehere qytetit , dhe as per ndonje egoizem rastesor lokal.!

Ai nuk donte qe qyteti i liqerit te mos shprishej, te mbetej ashtu aristokrat .

Se te jesh aristokrat, nuk do te thote te mos dish se ku ke parane, por te dish te ruash pasurine qe te eshte dhene dhe te dish t’jua japesh atyre qe nje dite te zevendesojne.

Sikunder edhe kjo shtepi, qe qendron fisnike perballe liqenit pa kufir, heshturazi me shume histori , pavaresisht se duket si ciban aty mes karabinave apo ndertesave te larta te ndertuara pa asnje lidhje arkitekturore.

Ndoshta ndonje dite dhe shtepise se xha Sandrit do te vije radha te shprishet., pastaj edhe rrugines qe percjell ajo. Dhe vite me vone gojedhenat do te thone ., na ishte njehere nje Poradec.!!!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...