Home Shëndetësi Ndaleni gripin me mjete natyrale

Ndaleni gripin me mjete natyrale

Nga virusi mund të mbroheni edhe me ushqimet që i keni në shtëpi. Kur të vëreni shenjat e para të sëmundjes, pini një gjysmë gote me ujë në të cilën keni hedhur pesë lugë me jod. Nëse keni temperaturë të lartë, atëherë ndihmojnë panelet e patates së pagatuar.

Mbajeni në mend edhe këtë se një flamë zgjat shtatë ditë. Para se të dilni nga shtëpia, mukozën e hundës e lyeni me dhjam antivirus, apo në hundë hidhni disa pika aloe, e cila parandalon depërtimin e virusit përmes zgavrës së hundës.

Të gjithë e dimë se një flamë e thjeshtë mund të zgjasë deri në shtatë ditë nëse shërohet, por mund të zgjasë më shumë se një javë nëse nuk shërohet.

Por, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të provojmë ta ndihmojmë organizmin që t’i rezistojë sulmeve nga viruset e ndryshme, edhe me ndihmën e barnave popullore, të cilat kanë treguar efektin e tyre edhe në të kaluarën.

Flama është infeksion, e cila përhapet përmes ajrit, virusi kalon në organizmin tonë deri sa bisedojmë me personin e infektuar, ndërsa nganjëherë mjafton të gjendemi në një ambient të vogël e të njëjtë me të infektuarin. Virusi depërton në rrethinë me rastin e kollitjes, teshtimës apo edhe gjatë një britme të lartë.

Çaji me xhenxhefil
Ekzistojnë disa gjëra që mund t’u ndihmojnë ku ju mund të veproni posa t’i vëreni shenjat e para të sëmundjes. Për shembull, mund të pini gjysmë gote me ujë ku keni hedhur pesë lugë me jod. Nëse i keni këmbët e lagura posa të arrini në shtëpi, i fshini me një tabanë me vodkë dhe veshi një palë çorapë të ngrohta.

Pini dy-tre gota çaj të nxehtë me xhenxhefil dhe mjaltë. Është e nevojshme që kjo përzierje të bëhet kur të fillojë periudha e ftohjes dhe gripi. Përgatitet në këtë mënyrë: rrënjët e xhenxhefilit i imtësoni mirë dhe i hidhni në një gotë ku pjesa tjetër e gotës është e mbushur me mjaltë. Përzieni mirë dhe kur çaji të jetë gati, atëherë në të hidhni gjysmë gote nga kjo përzierje.
Pastaj duhet të shtriheni mbi një shtrat të ngrohtë dhe mundohuni që të flini pak. Në rastet më të shpeshta flama do të kalojë deri në mëngjes. Temperaturën mos e largoni duke përdorur tableta.

Në vend të tabletave, gjysmë gote me ujë të nxehtë dhe gjysmë gotë verë  rrushi të zi, e hidhni në një gotë dhe e pini. Atë pije e pini përnjëherë. Me kalimin e kohës e përsëritni këtë recetë. Nëse temperatura është shumë e lartë, ndihmojnë edhe petalet e patates së pa gatuar. Qëroni dy patate të pagatuara, shtoni një gotë uthull dhe përmbajtjen e fituar ia vëni të sëmurit në ballë. Temperatura do të bie me së largu brenda një ore.

Hudhra si preventivë
Flama mund të largohet edhe me masazhe në fytyrë, në disa pika të caktuara. Me majën e gishtit të mesëm shtypni ashtin e hundës poshtë-lart, pastaj tërhiqni gishtat drejt vetullave ,nganjëherë duke rritur shtypjen, nganjëherë duke e zvogëluar atë, e më pastaj vazhdoni edhe rreth syve. Përsëriteni këtë disa herë.
Para së gjithash përgatitni këtë përzierje kundër flamës. Përzieni bërthamën e tetë hudhrave me gjysmë limoni të copëtuar, e futni në ujë të ftohtë, e cila paraprakisht ka qenë e ngrohtë dhe e mbani në një ambient të ftohtë për disa ditë. E pini gjithmonë para ushqimit.

Vajrat aromatike forcojnë imunitetin
Para se të dilni nga shtëpia, mukozën e hundës e lyeni me dhjam antivirus, apo në hundë hidhni disa pika aloe, e cila parandalon depërtimin e virusit nga zgavrat e hundës.
Imunitetin mund ta forconi edhe me vajrat aromatike. Kontrollojeni dhomën mirë, pastaj mbyllni dyert dhe dritaret, në enë hidhni pak ujë, e ngrohni ujin pak dhe hidhni disa vajra aromatike si: eukalipt, xhenxhefil, livando, etj. Merrni frymë thellë dhe atë aromë e thithni 15 deri 20 minuta në ditë, gjatë periudhës së gripit dhe ftohjes. Prandaj, keni mendjen, disa artikuj ushqimorë mund t’u ndihmojnë në largimin e flamës, ftohjes dhe infeksioneve  të ndryshme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...