Home Shëndetësi Ndieni zemërim dhe hidhërim gjatë gjithë kohës? Mbase vetë jeni fajtori për...

Ndieni zemërim dhe hidhërim gjatë gjithë kohës? Mbase vetë jeni fajtori për këtë, sepse keni shprehi të keqe!

 

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, mirëpo edhe për gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Vetëm dy orë më pak gjumë çdo natë mund të na çojë deri aty që të jemi të acaruar dhe të zemëruar. Hulumtimi i ri ka treguar që ekziston lidhja midis acarimit dhe mungesës së gjumit

Ekzistojnë të dhëna që gjumi i pamjaftueshëm ndikon në rritjen dhe përkeqësimin e gjendjes së anksiozitetit dhe pikëllimit, si edhe zvogëlim të lumturisë dhe entuziazmit.

Shkencëtarët e Universiteti Ayova, kanë dëshiruar që të përcaktojnë lidhjen midis mungesës së gjumit dhe acarimit. Ata kanë dëshiruar të zbulojnë a ka mungesa e gjumit çfarëdo lidhjeje me të ndierit i acaruar dhe a është acarimi fajtor për mungesë gjumi.

Vullnetarët janë ndarë në dy grupe nga të cilët njëri grup ka vazhduar me rutinën e zakonshme kur është fjala për gjumin, ndërkaq grupi tjetër ka fjetur gjumë më pak 2 deri në 4 orë.

Pjesëmarrësve u është emetuar përmbajtje me zhurmë acaruese të cilën ata janë detyruare ta vlerësojnë. Kur gjumi ishte i rrezikuar dhe i penguar, njerëzit më shumë ishin të acaruar për shkak që zhurma ishte e pakëndshme, ndërkaq gjithsesi ishin më të acaruar pa marrë parasysh zhurmën.

Mesatarisht, secili person fle rreth 6,8 orë gjatë natës. Më pak se 6 orë gjumë ndikon në imunitet të keq dhe rrit rrezikun nga kanceri.

Më shumë se 40 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimi i gjumit vetëm në SHBA.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...