Home Këshilla të ndryshme Ndikimi i vitaminave mbi alzheimerin dhe demansin

Ndikimi i vitaminave mbi alzheimerin dhe demansin

Në studimet e zhvilluara së fundmi është parë shtimi i lëndës së njohur si homosistein si pasojë e mungesës së vitamins B12 dhe acidit folik duke dëmtuar kështu qelizat nervore dhe shkaktuar sklerozën.

Shkaku më i shpeshtë i demansit shihet sëmundja e alzheimerit dhe ngjarjet vaskulare të shfaqura në tru të lidhura me faktorët rrezikues sistemik.

Demans ndikon në cilësinë e jetës dhe mund të bëhet shkak i vdekjes. Me shtimin e ndotjes së ambjentit, rritjes së jetëgjatësisë së njeriut dhe shtimit të sëmundjeve metabolike dhe vaskulare edhe sëmundja demans është shndërruar në një problem shoqëror.

Në 50 vitet e ardhshme mendohet se numri i të sëmurëve me demans do të trefishohet, duke arritur në 75 milion. Prandaj mbrojtja ose parandalimi i kësaj sëmudnjeje është po aq i rëndësishëm sa kurimi i saj. Në këtë aspekt vitaminat zënë një vend të rëndësishëm në shumë proçese biokimike të trupit.

Në shumë studime është parë se mungesa e vitaminave bëhet shkak i sëmundjes demans. Nëse i sëmuri me demans ushqehet me pak vitamina mund të përballet me mungesën e tyre.

Vitaminat A, C dhe E janë njëkohësisht dhe antioksidues. Antioksidimi është një mekanizëm i dobishëm në ekuilibrimin e funksioneve dhe mbrojtjes së qelizave nervore. Lidhja mes nivelit të gjakut të këtyre vitaminave dhe demansit është vërtetuar në shumë studime. Studimet e zhvilluara me periudhën e vëzhgimit nuk janë të mjaftueshme. Por zakonisht është parë se këto vitamina ndikojnë më shumë në proçesin e parandalimit të sëmundjes.

Mungesa e vitaminës K

Trupi ka nevojë për vitaminat B për metabolizmin e qelizave nervore dhe funksionimin e tyre. Ekzistojnë shumë lloje të vitaminës B. Të gjitha janë të nevojshme për funksionet nervore, por vitamina B12 dhe acidi folik janë më të analizuarat. Kohët e fundit është vënë re se mungesa e këtyre vitaminave në trup ndikon në shtimin e lëndës homosistein. Me shtimin e kësaj lënde dëmtohen qelizat nervore duke shkaktuar demansin.

Te 60 % e të moshuarve vihet re mungesë e vitamins B12, ndërsa te 30 % prej tyre ka mungesë të acidit folik.
Ka dhe shumë studime të cilat tregojnë vlerën e këtyre vitaminave në parandalimin dhe kurimin e demansit.

Specialistët mendojnë se edhe mungesa e vitaminës K bëhet shkak i demansit, por përsëri kjo mbetet vetëm një hipotezë për t’u rishikuar në të ardhmen.

Ndikimi i hapave multivitaminë

Janë zhvilluar dy studime në lidhje me efektin e këtyre preparativëve mbi njerëzit e shëndetshëm. Njëri nga studimet është zhvilluar mbi 220 të moshuara të shëndetshme. Pas përdorimit 6 mujor të multivitaminave është vënë re një përmirësim në funksionet mendore. Por mendohet se afati i vëzhgimit ishte i kufizuar.

Studimi tjetër është bërë mbi 910 femra dhe meshkuj të shëndetshëm. Gjysma prej tyre mori hapat e vitaminave ndërsa gjysma tjetër plasebo, pjesa që mori multivitamina pati përmirësime. Në studime të tjera mbi të sëmurët me Alzheimer është vënë re se hapat multivitaminë ndikojnë pozitivisht në funksionet mendore, gjendjen psikologjike dhe funksionet e përditshme të personit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...