Home Shëndetësi Ndotja e ajrit shkurton jetën e njeriut për nëntë vjet

Ndotja e ajrit shkurton jetën e njeriut për nëntë vjet

Pjesët e imëta të sulfurit, karbonit dhe pluhurit janë më të dëmshmet për shëndetin, por edhe oksidet azotike dhe ozoni gjithashtu ndikojnë në masë të madhe.

Shumë pohojnë se Britania e madhe është duke e shkelur rregulloren evropiane mbi ndotjen e ajrit dhe ballafaqohet me një dënim prej tre milionë funtesh.

Sipas analizave më të reja, fajtori kryesor për këtë ndotje është komunikacioni rrugor, por edhe nga oxhaqet e termoelektranave, veçanërisht në qytete, në ajër dalin pjesë të imëta të dëmshme të blozës.

Ekspertët në mënyrë dramatike kanë paralajmëruar se vetëm ndryshimet radikale në politikën e transportit në Britani të madhe do të mundësojnë arritjen e objektivave të vendosur nga ana e BE-së.

“Megjithatë, është vështirë të pritet se një kthesë e tillë do të ndodhë gjatë dekadës së ardhshme – në qoftë se qeveria menjëherë nuk fillon me një ndryshim serioz dhe të përgjithshëm të politikës së transportit”, ka paralajmëruar Poll Firmin nga instituti për transport i universitetit Lids në Angli.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...