Home Këshilla Seksuale Ndryshimi i dëshirës seksuale te partnerët

Ndryshimi i dëshirës seksuale te partnerët

Për të pasur një raport të shëndetshëm duhet vazhduar të kontribuohet përmes disa zgjedhjesh që do të thotë angazhim dhe përpjekje për të rifreskuar herë mbas herë këtë marrëdhënie.

Intimiteti në një marrëdhënie nuk mund të jetë pjesë e të shkuarës. Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: “Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh”.

Sipas studimeve ka rezultuar se seksi jo vetëm shton gëzimin tek njerëzit por edhe përmirëson shëndetin, madje kontribuon edhe në zgjatjen e jetës. Thuhet se në disa marrëdhënie, intimiteti nuk vdes kurrë, ndërsa në disa të tjera dëshira për seks bie shumë shpejt.

Dëshirat seksuale

Sipas psikologëve që kanë trajtuar tematika të tilla dëshira për seksin lidhet me pasionin i cili herë mbas here edhe mund zhduket. Çfarë e karakterizon këtë intimitet ndryshon nga personi në person. Megjithatë është argumentuar se sa më shumë të zgjasë një marrëdhënie aq më shumë ulet dëshira për seksin.

Kjo gjendje është akoma më problematike kur në një marrëdhënie njëri nga partnerët ka një orientim të lartë seksual dhe tjetri shumë të ulët. Mënyra se si e konceptojnë ata realizimin e dëshirave të tyre intime është i ndryshëm. Martesat e lumtura nuk vijnë aksidentalisht në fakt. Eksperienca dhe kërkime dekadash kanë treguar se në kulturën lindore, marrëdhëniet e shëndetshme dhe të gjata janë më së shumti të ndërtuara mbi inteligjencën emocionale.

Dhe e mira është se ndryshe nga inteligjenca e përgjithshme, inteligjenca emocionale edhe mund të mësohet. Ajo që ne dimë rreth martesës dhe marrëdhënieve intime vjen nga eksperiencat e hershme, nga familja dhe origjina jonë. Por të tilla eksperienca ende edhe sot i lënë të papërgatitur çiftet ndaj sfidave dhe të papriturave që dalin gjatë udhës së përbashkët, e që natyrisht një pjesë e mirë e kësaj udhe janë edhe marrëdhëniet seksuale.

Faktorë që ndikojnë në dëshirat tona seksuale

Janë të njohur disa faktorë që ndikojnë në dëshirat seksuale si: faktori biologjik, medikamentet, alkooli, mosha dhe gjinia. Dëshira seksuale ndikohet nga shumë komponentë psikologjikë por edhe ata biologjikë gjithashtu. Megjithëse mund të mos shquhet që në rini, seksi është një sistem biologjik shumë delikat që ndikohet lehtë nga gjendja jonë shëndetësore. Po ashtu ilaçet më të zakonshme që mund të krijojnë efekte në dëshirën seksuale janë antidepresivët ose medikamentet kundër ankthit. Në fakt medikamente të ndryshme ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme, pra jo të gjithë njerëzit mund t’i nënshtrohen efektit të tyre.

Ndikimi i alkoolit

Edhe alkooli është konsideruar si një komponent që ndikon në dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe e dëmton funksionimin seksual. Përdorimi i tepërt i alkoolit ul dëshirën seksuale si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Shumë njerëz mund të kenë një përgjigje problematike seksuale teksa vitet kalojnë.

Megjithatë mund të jetë një periudhë e shkurtër në jetën tuaj që trupi mund të pësojë rënie të oreksit seksual. Shumë gra përballen me simptomat e “paramenopauzës” për shumë vite para ardhjes së menopauzës. Dhe kjo e redukton në minimum dëshirën seksuale. Gratë tashmë janë duke i përjetuar shenja të tilla shumë herët. Ndërkohë që dhe burrat përballen me ndryshime hormonale gjithashtu. Në raste të tilla do ishte shumë i dobishëm konsultimi me një specialist.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...