Home Shëndetësi Ndryshimi i këtyre shprehive mund të parandalojë disa sëmundje

Ndryshimi i këtyre shprehive mund të parandalojë disa sëmundje

Secili prej nesh mund ta ulë rrezikun e demencës dhe shumë çrregullimeve të tjera gjenetike, vetëm duke e ndryshuar stilin e jetesës. Kjo, sipas një studimi të fundit të bërë me 200.000 pjesëmarrës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një ekip i Universitetit Exeter ka treguar se njerëzit, që bëjnë një jetë të shëndetshme janë më pak të rrezikuar nga këto çrregullime.

Mirëpo pyetja është se çfarë duhet të llogarisim si një stil të shëndetshëm të jetesës?

Hulumtuesit thonë se një kombinim i aktiviteteve fizike, dietës, konsumimit të alkoolit dhe duhan pirjes, mund të përcaktojë se sa shëndetshëm jetoni? Një person që ka një jetesë të shëndetshme zakonisht nuk konsumon duhan, bënë aktivitete fizike 2-3 orë në javë, konsumon një dietë të balancuar që përfshinë fruta, perime, peshk, nuk konsumon mish te procesuar si dhe e pinë një gotë birre gjatë ditës.

Nga ana tjetër një jetë jo e shëndetshme konsiderohet kur një person pinë duhan rregullisht, nuk bënë aktivitete fizike dhe edhe pse konsumon perime dhe fruta konsumon edhe mish të procesuar.

Sipas ekspertëve, nëse hiqni dorë nga shprehitë e lartpërmendura, atëherë ju mund të filloni të bëni një jetesë të shëndetshme dhe të shmangni edhe rrezikun nga sëmundjet trashëguese.

Sipas studimit të fundit, përmirësimi i jetesës ka ndihmuar 11 në 1.000 persona në uljen e rrezikut nga sëmundjet trashëguese.

Gjithsesi shkencëtarët tregojnë se stili i shëndetshëm i jetës nuk mund ta zhdukë rrezikun tërësisht, vetëm e zvogëlon atë. Mirëpo, duke marrë parasysh që këto sëmundje janë shumë të përhapura është mirë të dihen faktorët qe e reduktojnë rrezikun nga këto sëmundje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...