Home Shëndetësi Ne Europe, 19 % e popullsise vuan nga dhimbjet kronike

Ne Europe, 19 % e popullsise vuan nga dhimbjet kronike

Ne Europe, 19 % e popullsise vuan nga dhimbjet kronike Dhimbja kronike eshte nje nga problemet me te medha te mjekeve, te cilet jane te detyruar te presin perdite paciente qe nuk dine se si t’u japin fund vuajtjeve.

Sipas te dhenave te fundit, ne Europe rreth 19 % e popullsise vuan nga dhimbje te ndryshme. Te dhenat jane publikuar ne Kongresin Europian te Dhimbjes qe po mbahet ne Lisbone.

Ne nje studim te kryer ne 13 vende me 300 paciente, ku eshte perjashtuar semundja e kancerit malinj, mosha mesatare e njerezve qe vuajne eshte 51 vjec.

Pasi kurohen per nje vit rresht, pacientet vazhdojne te vuajne, madje ne 20% te pacienteve dhimbja shtohet. 65 % e pacienteve mendojne se mund ta lene punen per shkak te dhimbjeve, ndersa 38 % jane te detyruar te ndryshojne pozicion ose pune. 28 % e te intervistuarve thone se dhimbja eshte kaq e tmerrshme se qe shpesh here mendojne se mund te vdesin.

Nje problem mjaft i madh qe kane hasur shkencetaret eshte humbja e durimit, ndersa 2 % e pacienteve vizitohen tek nje specialist i dhimbjes.

Personat qe shpesh here ndiejne dhimbje te forta, preken nga semundje kronike duke filluar qe nga ato te muskujve per te vazhduar me semundjet neurologjike, deri tek migrena dhe tumori.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...