Në fytyrë shihen shenjat e jotolerancës ndaj ushqimit

Nga racionet e forta rrudhat janë më të theksuara dhe skuqja, pigmentimi rreth mjekrës janë pasojë e mosdurimit të glutenit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda, ajo do të pastrohet nga jashtë.

Derisa gjurmët e netëve pa gjumë lehtë vërehen në lëkurë, shprehitë e këqija afatgjata në ushqim, gjithashtu, lënë gjurmë, të cilat është paksa e vështirë “të interpretohen”.

Në të vërtetë, çdo gjë që fusim në organizëm mund të pasqyrohet në lëkurë. Për shembull, nga ushqimi i fortë rrudhat dhe skuqja janë më të theksuara, mirëpo nëse madje jeni edhe më së paku jotolerantë ndaj ndonjë ushqimi apo alkooli, kjo qartë do të vërehet në fytyrën tuaj.

Ekzistojnë katër grupe sipas tipave të lëkurës, ato janë “fytyrë qumësht, “fytyrë sheqer”, “fytyrë gluteni” apo “fytyrë vere”.

Lloji i këtillë i “hartimit të fytyrës” nuk është risi, por praktikë e lashtë ajurverde, e cila e lidh pikën në fytyrë me pjesën e trupit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda ajo do të pastrohet nga jashtë.