Home Shëndetësi Në Shtetet e Bashkuara fillon një fushatë kundër mbipeshës tek fëmijët

Në Shtetet e Bashkuara fillon një fushatë kundër mbipeshës tek fëmijët

Në Shtetet e Bashkuara ka filluar një fushatë kundër mbipeshës tek fëmijët. Me këtë rast, në disa shkolla amerikane janë vendosur kamera që regjistrojnë dhe llogarisin kaloritë që merr çdo fëmijë nga dreka që ha në shkollë.

Ky është një projekt dy-milionë dollarësh, i financuar nga Departamenti amerikan i Bujqësisë, i cili po zbatohet në 5 shkolla fillore në San Antonio të Teksasit.

Kamerat, me përmasat afërsisht sa një elektrik dore drejtohen vetëm nga pjata me ushimin dhe nuk fotografojnë fëmijët.

Studjuesit thonë se rreth 90 për qind e prindërve kanë dhënë lejen që të regjistrihet sasia e ushqimit që hanë fëmijët në shkollë. Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan në vitin 2007 se Shtetet e Bashkuara janë vendi i 9-të në botë ku obeziteti është problem.

Mbi dy të tretat e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë mbipeshë, dhe mbi një e treta janë obezë, sipas një Studimi Kombëtar për shëndetin dhe ushqyerjen, që u krye në Shtetet e Bashkuara në vitet 2007-2008./voa/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...