Home Modë & Estetikë Në trend çizmet e shkurtra dhe çorape të gjata

Në trend çizmet e shkurtra dhe çorape të gjata

Në trend çizme të shkurtra dhe çorape të gjataMe ardhjen e stinës së dimrit, të gjithë duan të ndihen sa më ngrohtë, sidomos kur vjen puna te këpucët.

Të gjithë në dimër veshim çizmet e padyshim nën to çorapet. Me çizmet me prerje të shkurtër ndonjëherë ju duhet të hiqni dorë nga çorapet e gjata pasi nuk dëshironi që të duken. Megjithatë këtu ju hyn në punë stili dhe mënyra se si i kombinoni ato me njëra-tjetrën. Për të gjithë ata që i duan çorapet ju themi se tashmë mund t’i vishni edhe me çizme të shkurtra.

Çizme lëkure dhe çorape tub padyshim do të ishin të duhurat për tipat sportivë dhe “cassual”.

Në trend çizmet e shkurtra dhe çorape të gjata

Çizme klasike me çorape janë aktualisht në modë. Janë lehtësisht të kombinueshme edhe me veshjen, sidomos fundet dhe fustanet.

Çizmet të ngushta në këmbë me çorape me vija janë shumë në modë, por duhet bërë kujdes në kombinimin e ngjyrave. Megjithatë, duhet të dini se një përplasje e vogël e ngjyrave nuk i bën keq askujt.

Çizmet kamosh dhe çorapet e punuara janë një kombinim padyshim i bukur.

Çizmet kadife të punuara me çorape gati të tejdukshme do të ishin të duhurat për një darkë jashtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...