Në trend këpucët e padukshme

Këtë sezon, duket se disenjatorët kanë një moto që thotë: sa më laramane, aq më mirë.

Nga bluzat dhe palltot, deri te këpucët dhe aksesorët e modës, gjithçka vlon nga ngjyrat e shumëllojshme.

E vetmja gjë që është më moderne se laramania, është kombinimi i toneve të ngjyrës bezhë, e kur bëhet fjalë për këpucët, nuk ka hit më të madh se këpucët me taka të larta, në nuanca të ngjyrës bezhë.

Përpos që këpucët e tilla është lehtë që të kombinohen me të gjitha ngjyrat e mundshme, ato po ashtu në mënyrë optike ua bëjnë këmbët që t’ju duken më të gjata.

Këpucët e këtilla mund t’i bartni në të gjitha rastet dhe t’i kombinoni me fustanin më të preferuar, apo edhe me xhinsi të thjeshtë. Është krejt e parëndësishme se a janë ato këpucë të llakuara, apo nga lëkura e rëndomtë, me detaje, apo pa to – me rëndësi është që ato të jenë “të padukshme” në këmbët tuaja.

Trendi i këpucëve me ngjyrë të lëkurës ka gjetur ithtaret e tij më besnike edhe në Hollivud, prandaj femrat e famshme si Victoria Beckham, Angelina Jolie, Taylor Swift dhe aktorja e re Emma Watson, janë parë me këpucë të këtilla në tepih të kuq.

Natyrisht, këpucët e tilla nuk është e nevojshme që të jenë të markave të njohura – trendi i këpucëve “të padukshme” është aq i përhapur, sa që lehtë mund të gjeni modele të përshtatshme për xhepin tuaj

KËSHILLA TË NGJASHME