Home Modë & Estetikë Në trend thonjet e “qelqtë”

Në trend thonjet e “qelqtë”

Në trend thonjet e “qelqtë”Trendi i ri i thonjve tani vjen nga Koreja e Jugut, ndërsa bëhet fjalë për thonjtë e “qelqtë” të shpikur nga Eun Kyung Park, pronarja e sallonit të manikyrit që është shumë i popullarizuar në Kore.

Ky manikyr nuk bëhet natyrisht nga qelqi, por me llak me të cilin lyhen thonjtë dhe arrihet efekti i qelqit të thyer.

Procedura fillon me vendosjen e një lloji të caktuar të celofanit në thoin tashmë të lyer, e më pas përdoret shtresa e epërme e llakut të “manikyrit të qelqtë” që vjen në ngjyra të ndryshme.

Në shumë fotografi, të cilat tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale, thonjtë duken sikur të jenë nga diamanti. A vjen ky trend i ri si pjesë e stilit që mund ta përdorim në natën më të çmendur? Lirisht mund të themi po!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...