Home Këshilla për Prindër Nëna e re që i bëri kritikët të heshtin me këtë foto...

Nëna e re që i bëri kritikët të heshtin me këtë foto duke i dhënë gji foshnjës në ditën e martesës (Foto)

Emma Coleman e lindi Catalaya-n në moshën 19-vjeçare. Si një nënë e re, ajo nganjëherë ka ndjerë se të tjerët i kanë vënë në pikëpyetje shkathtësitë e saj e të qenet prindër.

Por, një fotografi, e bërë gjatë ditës së martesës së Coleman me Adrian Hernandez, më 24 shtator, është një foto që tregon përkushtimin e saj për vajzën tetë muajshe.

Coleman e dorëzoi këtë foto mahnitëse, të bërë nga Hannah Malhan, në faqen e Facebook-ut “Breastfeeding Mama Talk”, ku mori më shumë se 12.000 pëlqime.

Ajo ia bëri këtë përshkrim fotografisë:

Unë jam një nënë e re (19-vjeçare) nga Seattle. Kjo fotografi është nga dita e dasmës sime (24 shtator 2016) dhe është njëra nga fotografitë e mia të preferuara nga ajo ditë. Të qenet e re e di që shton presionin për t’i bërë gjerat në mënyrë të drejtë për fëmijën tënd, dhe jam e lumtur që kam vazhduar kështu. Bile, edhe në ditën e dasmës sime, kam gjetur një mënyrë për ta bërë këtë./Express/  

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...