Home Shëndetësi Nënat bartin ADN-në e fëmijëve në tru

Nënat bartin ADN-në e fëmijëve në tru

Pasi që të bëheni nënë, fëmijët tuaj në fakt nuk do të largohen kurrë nga ju.

Duket se nënat bartin ADN-në e fëmijëve të tyre në tru për një kohë të gjatë, pasi që ata të kenë dalë nga mitra, ndërsa ADN-ja mashkullore mund të ekzistojë në tru, madje edhe kur femrat kanë ndarë mitrën me vëllezër.

Studimi ka vëzhguar trutë e 59 femrave që kanë vdekur, ndërsa është zbuluar që madje 63 për qind prej tyre brenda trurit kanë pasur ADN-në e fetusit, i cili ka mundur të vijë vetëm nga mashkulli.

Edhe pse ADN-ja ishte përhapur në zona të ndryshme të trurit, pse-ja më e madhe gjendej në hipokampus, në pjesën brenda së cilës mblidhen kujtimet, si dhe në pjesë të trurit që kanë ndikim në ndjenjën e perceptimit dhe kuptimit të gjuhëve.

ADN-ja e prindërve kombinohet dhe gërshetohet në mënyrë që të krijojë një person krejtësisht të ri, por studimi që e kanë botuar hulumtuesit e Universitetit Uashington dhe Qendrës për hulumtim të kancerit Fred Haçinson, ka zbuluar se një gjë e tillë nuk është krejtësisht e vërtetë.

Nënat e pranojnë ADN-në nga fëmijët e tyre, por ajo që është befasuese, edhe nga fetuset e mëparshme që kanë qenë në mitër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...