Home Këshilla për Prindër Nënat gjatë shtatzënisë së dytë

Nënat gjatë shtatzënisë së dytë

Me të vertetë ka dallim shtatzënia për herë të dytë. Edhe nëse ndjeheni me më përvojë, mund të përjetoni shumë supriza të tjera, si fizike ashtu edhe psiqike.

Fizikisht, madje gjër në një muaj përpara se në shtatzëninë e parë, do ndjeni tërheqjen dhe zgjërimin e mitres nga fakti sepse mitra më vështirë ri-terhiqet.

Ka mundësi që kontraktimet Braxton Hicks të jenë më të forta dhe më të dhimbshme, sidomos gjatë fundit të shtatzënisë. Ana e mirë është që në shtatzeninë e dytë, do t`i ndjeni më herët levizjet e bebit tuaj.

Gjate shtatzenisë së parë, me siguri se keni kaluar shumë kohë duke menduar për shtatzeninë dhe bebin që keni në bark. Tani kur keni e keni femijen për të cilin duhet të kujdeseni, ndoshta nuk do të keni mundesi t’i përkushtoheni shtatzënisë sikurse herën e parë.

Kjo është plotësisht normale, dhe nuk nënkupton që femijën e dytë do t’a doni më pak. Nënat shpesh frikësohen, nëse do të kenë mundesi t’i dhurojnë fëmijës së dytë dashuri të mjaftueshme. Mos u brengosni, dashuria nuk është numër i caktuar, ajo është burim i pafund i emocioneve.

Do të ju preferonim që, pa marrë parasysh nëse i keni kaluar orët e shtatzënisë, t’i ripërserisni ato, sipas mundësisë së bashku me partnerin tuaj, në mënyrë që të lidheni më lehtë me shtatzëninë dhe fëmijen tuaj të dytë.

Ka shumë mënyra për t’a lehtësuar dhe zbukuruar shtatzëninë e dytë. Ja disa nga ato:

Ngadalësoni – Sado që ju duket kjo e vështirë dhe e parealizueshme, është me rëndësi të veçantë që të gjeni kohë për pushim dhe relaksim. Tani nuk është koha të merrni përsiper detyra shtesë, sepse fëmija juaj i parë do të ju angazhojë dhe lodhë mjaftueshëm.

Konsumoni gjëra kualitative – Shpeshherë do të keni aq shumë punë rreth fëmijës, sa që do të jetë shumë e lehtë t’a kaloni ndonjë vakt, mengjesin, dreken apo darken. Do te jetë vecanerisht e vështirë nëse krahas kësaj, punoni apo studioni. Prandaj ndani kohen që të ushqeheni në mënyrë kualitative, nëse jeni shumicen e kohës jashtë shtëpisë merrni ushqimin me vete, ndërsa nëse jeni në shtëpi me fëmijën tuaj, angazhojeni edhe atë në pregatitjen e vakteve tuaja, kjo do t’a mbajë atë të angazhuar.

Pushoni shumë shpesh – Nëse qëndroni në shtëpi me fëmijën tuaj, gjatë kohës kur fëmija fle, shfrytëzoni edhe ju mundësinë që të pushoni me të, pa marrë parasysh se sa punë ju presin rreth mirëmbajtjes së shtëpisë apo prisni gjërsa të vije partneri juaj nga puna, që të kujdeset për fëmijen derisa ju të pushoni pak.

Nëse jeni nënë e vetme, dhe fëmija nuk fle gjatë ditës, atëherë angazhojeni atë me libra, kube, ngjyra etj. Në mënyrë që të pushoni pak përderisa fëmija luan. Nuk është e rëndësishme nëse do të flini, por që të pushoni së paku për gjysëm ore. Nëse mendoni se flini shumë pak, atëherë ndryshoni kohen e pushimit – lë të jetë kjo koha kur fle fëmija juaj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...