Nenat me probleme kardiake, me shume mundesi per te lindur vajza

Një studim i fundit i paraqitur ne kongresin botëror te kardiologjisë, nga Federata Botërore e Zemrës tregon se femrat qe kane probleme me zemrën lindin me shume vajza sesa djem. Kjo shpjegohet me faktin se fetuset “vajza” janë me rezistente sesa fetuset “meshkuj”.

Sipas studimit te paraqitur ne kongresin qe mbajt nda data 18 deri me 21 prill 2012, 75% e 216 bebeve te lindura nga nena me probleme kardiake janë vajza. Ne fakt nuk është hera e pare qe dalin këto rezultate.

Hipoteza është ngritur edhe ne 2011 duke vërejtur se vajzat, ndërkohe qe ishin ne barkun e nënës se tyre, i rezistonin me shume stresit sesa meshkujt./ikub/