Nëntë ushqimet më të mira për meshkuj

Ua prezantojmë listën me 9 ushqimet më të mira për meshkuj:

Mishi i kuq

Përmban një aminoacid që ndihmon ndërtimin e muskujve.

 

Çokollata

Është një ushqim vërtet terapeutik, zgjidhni atë në versionin e errët, me më pak kalori. Ajo e mbron zemrën dhe jetën seksuale.

 

Midhjet

Janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, por edhe janë gjithashtu të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për muskujt dhe sistemin riprodhues. Disa studime e kanë lidhur mangësinë e zinkut në cilësinë e dobët të spermës dhe sterilitetin.

 

Mishi i peshkut

Janë të pasur gjithashtu me acidet yndyrore omega 3, thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit.

 

Xhenxhefili

Studimet tregojnë se ata që rregullisht konsumojnë xhenxhefil mund të zvogëlojnë dhimbjen e shkaktuar nga dëmtimet e muskujve.

 

Domatja

Është një burim i pasur i vitaminave A dhe C. Konsumimi i shumtë i tyre përmirëson sistemin e imunitetit, lufton radikalet e lira dhe mbron kundër dëmit nga tymi.

 

Kosi

Ky është një tjetër burim i leucinës, një aminoacidi esencial për ndërtimin e muskujve në masë.

Banania

E pasur me kalium, një tjetër lëndë e parë për kontraktimin e muskujve dhe shëndetin e eshtrave.

 

Arrat

Së bashku me frutat e tjera të thara, janë një burim i mirë i proteinave bimore, zinkut dhe fibrave.