Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Njerëzit të cilët ndihen se “i kanë” humbur nervat shumë lehtë mund të qetësohen, nëse pinë një gotë ujë.

Dehidrimi i lehtë mund të çojë deri te ndryshimi i gjendjes shpirtërore, mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe në aftësinë e të vlerësuarit të qartë, thuhet në një hulumtim të Universitetit të Cennecticutit.

Nëpërmjet këtij hulumtimi është konstatuar se nga humbja e lëngjeve e shkaktuar nga ushtrimet trupore apo thjeshtë nga mosmarrja e mjaftueshme e sasisë së ujit, madje edhe kur qëndroni ulur, efekti është i njëjtë.

Gjatë hulumtimit është konstatuar që dehidrimi te femrat e reja shkakton dhembje koke, lodhje, mundime dhe humbje të koncentrimit. Ky fenomen nuk i kursen as meshkujt. Te ata kjo shfaqet me lodhje, aftësi që të qëndrojnë zgjuar, në memorie, në tendosje nervash, por përfshihen edhe nga ankthi. Mirëpo, ndryshimi i gjendjes shpirtërore dukshëm më shumë shfaqet te femrat se sa te meshkujt, si kur janë duke pushuar, ashtu edhe gjatë ushtrimeve trupore. /Telegrafi/