Home Këshilla të ndryshme Nëse ju vjen erë e keqe nga goja, urgjent tek mjeku! Ja...

Nëse ju vjen erë e keqe nga goja, urgjent tek mjeku! Ja nga çfarë sëmundje vuani

Është normale që në disa momente goja juaj të mbajë ere të keqe, por nëse ky problem bëhet kronik atëherë duhet gjetur edhe arsyeja pse ndodh kjo.

Është normale që në disa momente goja juaj të mbaje ere të keqe, por nëse ky problem bëhet kronik atëherë duhet gjetur edhe arsyeja.

1. Nuk kujdeseni aq sa duhet për dhëmbet.  Në 85% të rasteve, era e keqe e gojës vjen për shkaqe dentare. Kujdes!
2. Nuk pini ujë aq sa duhet Nga dehidratimi prodhohet më pak pështymë dhe goja nuk pastrohet si duhet nga qelizat e vdekura.
3. Jeni alergjike Personat alergjikë, të cilët mund ta kenë hundën e zënë zakonisht marrin frymë me gojë. Kjo shkakton tharjen e kavitetit bukal.
4. Ushqeheni me produktet e gabuara E dimë që hudhra apo qepa mbajnë erë të keqe, por ato nuk janë të vetmet. Produktet e qumështit apo edhe ato që përmbajnë shumë lucide mund të sjellin erë të keqe të gojës.
5. Vuani nga sinusi Sinoziti është një lloj infeksioni i cili mund të sjelle edhe ai erën e keqe të gojës.
6. Keni djegie stomaku Nëse ju djeg stomaku atëherë në goje vijnë here pas herë acide. Kjo shkakton erë të pakëndshme.
7. Keni probleme me shëndetin Në raste të rralla, era e keqe e gojës mund të jetë simptome për ndonjë sëmundje të rënde si kanceri i hundës, i veshëve, i qafës apo i gojës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...