Home Këshilla të ndryshme Nëse i keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për ndihmë

Nëse i keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për ndihmë

2Trupi i njeriut është një mekanizëm kompleks me procese të shumta që shpesh ndodhin në të njëjtën kohë dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur.

Kur diçka nuk është në rregull brenda trupit, ne duhet të mendojmë shkakun e saj. Megjithatë, shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje shenjave që trupi jep dhe shpesh veprojnë shumë vonë. Për të parandaluar komplikimet më të mëdha shëndetësore, duhet të njohin simptomat e një sëmundje në kohë. Këtu janë disa shenja të rëndësishme që ju nuk duhet t’i injoroni.

– Lëkura e thatë

Lëkura e thatë është një shenjë e mangësisë së vitaminës E, dhe ka nevojë të trajtohet në kohë. Ju mund ta trajtoni këtë problem duke konsumuar më shumë bajame, lakër jeshile, spinaq, peshk dhe vezë për të rritur nivelet e vitaminës në sistemin tuaj.

– Flokë dhe thonj të  brishtë

Ky problem shkaktohet zakonisht nga nivele të pamjaftueshme të vitaminës D dhe kalciumit në trup. Për të zgjidhur këtë problem, konsumoni perime të tilla si patate, brokoli, pini qumësht lope të papërpunuar, (qumështi i devesë do ishte zgjidhja më e mirë), kefir, kos dhe grurë të plotë.

– Gjak nga mishrat e dhëmbëve

Gjaku që del nga mishrat e dhëmbëve është shpesh një shenjë e mungesës së vitaminës C, prandaj sigurohuni që të hani mjaftueshëm lakër jeshile, brokoli, kivi, manaferra, domate, bizele dhe papaja, çdo ditë.

– Nervozizëm, dhimbje në këmbë, pagjumësi

Këto probleme shkaktohen nga mungesa e kaliumit dhe magnezit në trupin tuaj. Për të rritur nivelet e këtyre dy mineraleve, konsumoni më shumë lakër jeshile, arra, lakër të bardhë, spinaq, fara të lirit, fara luledielli dhe bajame.

– Lëkura e thatë në bërryla

Nëse vini re se bërrylat tuaj janë shumë të thatë, kjo është një shenjë e mungesës së vitaminës A dhe C. Konsumoni më shumë kungull, portokall, kajsi, karrotë, patate të ëmbël dhe spec, për të zgjidhur problemin.

– Dëshira për ushqim të kripur

Nëse keni dëshirë të konsumoni ushqim të kripur, kjo është shenjë e inflamacionit apo infeksionit në sistemin riprodhues apo në traktin urinar.

– Dëshira për ushqim të thartë

 

Nëse papritur keni dëshirë për ushqim të thartë, ndoshta keni një lloj të problemit me mëlçinë ose tëmthin, të cilat aktivizohen me ushqimet që përmbajnë acid. Për të zgjidhur këtë problem, konsumoni më shumë limon, kivi, dhe boronica.

– Dëshira për ushqim të detit

Dëshirat e ushqimit të detit janë rezultat i mungesës së jodit, dhe mund të zgjidhet duke konsumuar alga deti, fasule, ton dhe solomon.

– Dëshira për ëmbëlsira

Dëshira për të ngrënë ëmbëlsira ndodh kur sistemi juaj nervor është i lodhur dhe ka nevojë për ngritje të energjisë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të merrni një çokollatë menjëherë – në vend të këtyre ëmbëlsirave të dëmshme, provoni të hani mjalt, hurma arabe, rrush të thatë, për të reduktuar dëshirat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo. Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë,...