Home Shëndetësi Nëse konsumoni shumë karrota, diçka e çuditshme ndodh në trupin tuaj

Nëse konsumoni shumë karrota, diçka e çuditshme ndodh në trupin tuaj

Mos hiqni dorë nga karrotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.

Nëse hani shumë karrota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!!!

Në këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karrota gjatë ditës.

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karrotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karrotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karrotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karrotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...