Home Këshilla të ndryshme Nevrikosja prek shëndetin e zemrës

Nevrikosja prek shëndetin e zemrës

Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj”. Ky është  rekomandimi që bëjnë autorët e një studimi, ku thuhet se  zemërimi mund të jetë i keq për shëndetin po aq sa niveli i lartë i kolesterinës dhe pirja e duhanit.

Të gjithë kanë një pikë shpërthimi si në rastet kur një njeri mbetet i bllokuar në trafik, ndërsa koha kalon dhe ai/ajo duhet të jetë patjetër diku. Po kur në mes të punës bllokohet celulari a kompjuteri? Në raste të tilla, jo pak njerëz humbasin durimin e fillojnë të shajnë nga zemërimi, bërtasin, përplasin telefonin a kompjuterin apo të tjerë njësoj të pafajshëm.

Sipas një studimi, njerëzit që zemërohen shpejtë mund të jenë në rrezik të lartë për goditje në tru e sëmundje në zemër njësoj si ata që pijnë duhan ose që kanë nivel të lartë kolesterine.

Studimi morri në shqyrtim  rreth 500 persona. Gjatë një periudhe 3 vjeçare, autorët e studimit vunë re se tek personat “gjaknxehtë”, kishte më shumë gjasa që në arteret karotidë të vihej re një trashje.

Arteret karotid janë ato që dërgojnë gjakun në tru dhe shpesh shihen si tregues për sëmundje të zemrës; sa më të trasha që bëhen aq më në rrezik është personi për t’u prekur nga goditje në zemër e në tru.

Për kontrollin e zemërimit, ekspertët rekomandojnë teknika frymëmarrjesh e meditime. Një fjalë popullore thotë – “kur je i zemëruar, numëro me vete deri në 10”, ndërsa shkrimtari i njohur Mark Tuein thoshte – “kur je i zemëruar, sha pa zë”.

Shpesh lindin debate rreth gjuhës plot sharje që përdoret nëpër filma. Disa thonë se ato duhet të ndalohen, pasi kanë ndikime në sjellje dhe edukatë. Ndërsa një shkrim botuar para disa kohësh në gazetën Tech, organ i Institutit Teknologjik të Masaçusetsit (MIT), thuhet se nëse fjalët e pahijëshme përdoren me inteligjencë  (pa të keq), ato mund të vlejnë për shprehjen pa dhunë të zemërimit.

Shoqëria e sotme është ndoshta ndër më të stresuarat se në çdo periudhë të historisë, prandaj, thotë gazeta Tech, eleminimi i rrugëve të shprehjes pa dhunë të zemërimit mund të jetë një recetë vetëm për më shumë stres, dhunë a kaos./voa/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...