Home Modë & Estetikë Nga kush “egërsohen” viruset dhe inflamacionet e lëkurës

Nga kush “egërsohen” viruset dhe inflamacionet e lëkurës

Lagështia pas shiut shkakton dhimbje të kokës dhe probleme më frymëmarrjet dhe rrit rrezikun nga infektimi me E. Coli, të nxehtit rrit përqindjen e vdekshmërisë ndërsa mjegullimi ua zë frymën edhe të shëndetshmëve.

Më shumë se gjysmën e dhimbjeve të kokës i shkakton moti, një nga tre kokëdhimbje krijohen për shkak të ndryshimit të lagështisë dhe temperaturës, ndërsa 13 për qind për shkak të ndryshimit të shtypjes.

Koncentrimi më i madh i lagështisë në ajër është shkak i pagjumësisë, sulmeve të dhimbjeve të eshtrave dhe veprimit aktiv të viruseve të cilat sulmojnë rrugët e frymëmarrjes. Simptomat e disa llojeve të anemisë janë më të shprehura kur lagështia e ajrit është e ulët, ndërsa shpejtësia e erës e madhe. Njerëzit të cilët jetojnë në zonat me lagështi të lartë të ajrit dyfish më shpesh kanë probleme me veshët e bllokuar. Nëse priten ndryshime të papritura të kohës, njerëzit me sëmundje kronike duhen të jenë veçanërisht të kujdesshëm sepse secili ndryshim i papritur i kohës do të reflektohet shumë në shëndetin e tyre, por do të ndikojë edhe tek të shëndetshmit.

Presioni i ulët nxit dhunën

Presioni më i ulët atmosferik i ajrit ngadalëson aktivitetet mentale dhe redukton vëmendjen dhe kujtesën. Ndryshimet e papritura dhe rënia e presionit të ajrit mund të nxisin edhe sjelljen e dhunshme. Dhimbjet në nyja dhe simptomat e osteoartritit janë më të forta kur presioni dhe temperatura e ajrit janë të ulëta.

Nxehtësitë vdekjeprurëse

Përveç dehidrimit dhe problemeve me frymëmarrje, nxehtësitë e mëdha rrisin edhe përqindjen e  vdekshmërisë. Vetëm 1°C më shumë se temperatura mesatare gjatë tri ditëve rrit vdekshmërinë e të sapolindurve për 37 për qind.

Mjegullimi ua zë frymën edhe të shëndetshmëve

Mjegulla e lehtë ndikon në rritjen drastike të sulmeve të astmës. Hulumtimet kanë treguar se si pikërisht ajo është shkaktare për madje 70,7 për qind të sulmeve të astmës, ndërsa edhe personat e shëndetshëm marrin frymë më vështirë.

Pezmatim i lëkurës për shkak të erës jugore

Koha me erë shkakton dhimbjet e kokës, depresion dhe pagjumësi te 30 për qind e njerëzve, ndërsa të shpeshta janë edhe ftohjet, gripi dhe inflamacioni i lëkurës. Erërat e ngrohta janë të ngarkuara me elektricitet pozitiv dhe kjo është arsyeja pse janë në veçanti “depresive”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...