Home Udhëtim & Turizëm Nga Monaco, San Marino, Maldive vende që ofrojnë shumë për t’u vizituar

Nga Monaco, San Marino, Maldive vende që ofrojnë shumë për t’u vizituar

Nga Monaco, San Marino, Maldive…. vende të vegjël, që ofrojnë shumë për t’u vizituar. Disa prej tyre janë të vizituar rrallë, madje per ta dihet vetem nga pullat postare.

Megjithate, ofrojnë shumë për të kënaqur vizitorët, edhe pse të vegjël e ndonjëherë të harruar. Sigurisht qe madhësia nuk është gjithçka; këtu janë dhjetë vendet me sipërfaqen më të vogël në botë, e megjithatë ofrojnë shumë për t’u vizituar. Disa prej tyre janë të vizituar rrallë dhe shumica janë ishuj.

Monaco, 195 km2

Nëse preferoni shtresën e lartë, atëherë keni ardhur në Principatën e duhur. Monaco është themeluar në vitin 1297, kur François Grimaldi konfiskoi kështjellën që ende dominon zonën nga një fraksion rival italiane. Shteti i pavarur, me një sipërfaqe prej 195 ha, shtrihet në një rrip bregdetar e të ngushtë, jashtëzakonisht piktoresk. Aktorja Grace Kelly, e cila u martua me Princin Rainier të Monakos, u varros në katedralen në qendër të qytetit të vjetër Monaco-Ville, të ruajtur mrekullisht. Explorimi në këmbë është lehtësuar nga ashensorët publike dhe shkallët levizese për të ndihmuar në ngjitjen e kodrave. Një këshillë; zgjidhni veshjen tuaj me zgjuarsi nëse nuk doni të mbeteni jashtë.

Grenada, 344 km2

Kjo toke ovale, e njohur si Ishulli Spice sepse prodhon sasi të mëdha mace dhe arrëmyshk, përmban disa nga pamjet më spektakolare natyrore të Karaibeve. Nga fusha e ngushtë bregdetare, shkëmbinjtë vullkanikë rriten madhërishëm përmes pyjeve për të formuar shtyllën kurrizore malore të Grenada, tani nën mbrojtjen e Parkut Kombëtar Grand Etang. Grand Etang në vetvete është një krater i mbushur me ujë; legjenda thotë se ai është i pafund, por vetëm pak kanë nerv për të notuar në ujërat e qeta të tij. Shtigje e brendshme spektakolare të çojnë në mrekulli të tilla si Concord Falls, ndërsa adhuruesit e plazhit duhet të shkojnë për në Parkun Kombëtar Levera.

Malta, 316 km2

Kurrë nuk do të thoni se nuk ka asgjë për t’u bërë në Maltë. Për madhësinë e saj, ishulli i ngushtë në shkëmb gëlqeror ka një numër të pazakontë të festivaleve të gjithë vitit, por sidomos në verë. Këtu organizohen Festivali Mesdhetar i Ushqimit, Festivali i Fishekzjarreve të Maltës, si dhe një Festival Jazz, dhe më përrallorja nga të gjitha është ngjarja dy-ditore, kur vetë pjesëmarrësit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këngës përfaqësuese të vendit në Eurovizion. Dhe kur ta keni pasur këtë, mos lini pa vizituar ishullin e pabanuar aty pranë për t’u endur në brendësi e për të vizituar rrënojat megalitike të banorëve indigjenë të ishullit.

San Marino, 61 km2

Për shkak të lartësisë së madhe të San Marino, pamje kur ecën përreth kësaj enklave të Italisë Qendrore është pak a shumë sikur shikon nga një dritare avioni mbi retë e pafund dhe Apenninet spktakolare të mbuluara me dëborë. E themeluar në vitin 301 nga një gurgdhendës me emrin Marino, qytet-shteti shkëmbor pretendon të jetë republika më e vjetër në botë. Duke kaluar në historinë mesjetare, një vizitë këtu nuk është e plotë pa u ngjitur deri në 3 kullat-fortesë përgjatë majave të shkëmbinjve, më e vjetra ndër të cilat , Rocca Guaita, daton në shekullin e 10. Gjithashtu shikoni muzeun famëkeq të torturave, që përdor diagrame për të shpjeguar se si instrumentet tmerrshme janë përdorur.

 

Liechtenstein, 160 km2

Pavarësisht se duket si vend për anektoda përgjatë kufijve të tij në Zvicër dhe Austri, Lihtenshtajni ka shumë për t’u ofruar udhëtarëve mendje-hapur. Brenda 160 km2 ka pista të mahnitshme skish, të përqëdnruara në fshatin e këndshëm të Malbun, që kanë prodhuar 11 medalje olimpike skish alpine për vendin e vogël. Ndërsa ciklistët e të gjitha niveleve mund të përshkojnë më shumë se 90 km në shtigje në Luginën e Rhein dhe përreth malit Eschnerberg.

Ishujt Marshall, 181 km2

Nënat dhe feministet mund të marrin një mirëseardhje të ngrohtë, veçanërisht kur ata do të vizitojnë këtë zinxhir të largët prej rreth 60 unaza koralore dhe ishujsh në Paqësor. Popullsia prej vetëm rreth 52.000 banorë ka ruajtur traditat e kulturës origjinale Marshallese dhe në një moshë të re, fëmijët mësohen të të sillen me edukatë dhe respekt ndaj grave dhe pleqve. Rajoni shquhet për arrat e kokosit të lëngshme dhe si një strehë e klasit botëror për zhytësit, ujërat e kristaltë fshehin rrënojat e Luftës së Dytë Botërore dhe shkëmbinj nënujorë të pafundë. Ëotje Atoll konsiderohet si ishulli koralor më i bukur në botë.

 

Saint Kitts & Nevis, 261 km2

Krahasimet janë bërë shpesh midis dy kombeve të ishujve karaibiane të St Kitts & Nevis dhe parajsës tropikale të Paqësorit të Jugut. St Kitts, më e madhi e të dy ishujve, është i dominuar nga një varg malor qendror, me një mbulesë të dendur pyjesh, mbi të cilat ngrihet maja e Mt Liamuiga, një vullkan i fjetur. Ruajtja e natyrshme është një synim kyç i qeverisë, me ligjet që ndalojnë çdo ndërtim mbi lartësinë e palmave më të larta.

Plazhet janë të pacenuara, siç janë dhe ujërat përreth të ruajtura nga mbrojtësit e ujërave nga e gjithë bota. E kaluara koloniale e vendit ruhet gjithashtu.

 

Maldive, 298 km2

Si me ishujt më të largët, disa nga aventurat më të mira në Maldive janë në oqean. Veçanërisht janë të njohura udhëtimet në mbrëmje të ofruara në shumicën e 200 ishujve të banuar (nga një total prej 2000). Presni të gjeni veten duke brohoritur me rezultatet e delfinëve të vënë në një shfaqje natyrore që ju nuk do t’a gjeni në çdo park detar. Një ekskursion tjetër popullor është peshkimi natën. Gjatë ditës, mund të shijoni mes plazhit, ose mbajtje së një periskopi dhe përpjekje për të kapur peshk gum engjëllore përmes korridoreve të koraleve.

Tuvalu, 26 km2

Nëntë unazat e ulëta koralore dhe dhe ishujt e Tuvalu përbëjnë një prej kombeve më të izoluara të pavarura në tokë, që qëndrojnë së bashku në një qoshe idilike dhe të paprishur të Paqësorit. Për shkak të kostos së lartë për të shkuar, Tuvalu është ende një nga vendet që vizitohet rrallë. Sipërfaqja e përgjithshme e vendit prej vetëm 26 km katrore është formuar nga një rrip i sopëzuar toke i shtrirë në një gjatësi prej 676 km; është rruga drejt një zhytjeje të qetë, plazheve të pabanuar dhe motit parajsor (përveçse gjatë sezonit të uraganeve). Në këtë mjedis idilik, vallëzimi dhe këndimi është ende një mënyre argëtimi, me shfaqje live çdo natë.

Nauru, 21 km2

Qëllimi kryesor i një udhëtimi në republikë më të vogël në botë është edukimi. I quajtur Ishulli i Këndshëm nga vizitorët e saj të parë evropiane për bimësinë e harlisur dhe vendasit miqësore, Nauru ka bërë që një shembull tipik i keqmenaxhimit të burimeve. Në vetëm 50 vjet, një konsorcium i kompanive minerare britanike dhe australiane ka shkatërruar 80 % të masës së tokës së ishullit me sipërfaqe vetëm 21 km2. Qëndrimi në mes të këtij djerrinë, e përmendur për fosfatet e saj të vlefshme, është një mësim tronditës se si lakmia mund të shkatërrojë ekosistemet.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...