Home Këshilla të ndryshme Ngjyra e të verdhës së vezës tregon sa e shëndetshme është dhe...

Ngjyra e të verdhës së vezës tregon sa e shëndetshme është dhe sa vlera ushqyese ka

1Kur ishim fëmijë të të qëllonte veza me dy të verdha konsiderohej fat, por tani ajo që duhet të presim është thjesht të jetë e kuqe.

Ndoshta nuk e keni vënë re më parë, por ngjyra e të verdhës së vezës jo vetëm që ndryshon, por edhe fsheh informacione shumë të rëndësishme për mënyrën sesi është rritur pula.

Kur e verdha e vezës është në të kuqe do të thotë që veza është e freksët dhe pula e ka bërë plotësisht në kushte natyrale.

Është e pasur në vlera ushqyese, acide yndyrore omega 3 dhe vitamina. Karorenoidet janë përgjegjëse për këtë ngjyrë të fortë.

Sa më e errët të jetë ngjyra, aq më shumë lëndë ushqyese përmban. Kjo është në përgjithësi për shkak të dietës të shëndetshme dhe më të larmishme që i ofrohet pules duke përfshirë misër, por edhe insekte dhe perime të rastësishme.

Shumica e vezëve që gjenden në supermarkete vijnë nga fermat e fabrikave, të cilat kanë ushqim vetëm grurin duke kufizuar rëndë dietën pulave.

Kur e verdha e vezës është në të verdhë të lehtë do të thotë që pula nuk është ushqyer në natyrë dhe i është nënshtruar proceseve të ndryshme teknologjike.

Ndonëse nuk i mungojnë vlerat ushqyese të sipërpërmendura, janë më të pakta në sasi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...