Ngjyrat e ushqimeve, që na e shtojnë oreksin

Ndoshta supa mund të jetë shumë e mirë, por nëse perimet e saj nuk janë të kombinuara bukur për sa u përket ngjyrave, do të na pritet me siguri oreksi për ta ngrënë atë.

Pikërisht, rëndësinë e ngjyrave të ushqimeve në tryezën tonë, e thekson një studim i fundit i i kryer nga një ekip i studiuesve në Universitetin Cornell, të Nju Jorkut.

Sipas tij, këtu buron edhe arsyeja pse njerëzit janë të prirur që në fëmijërinë e tyre për të ngrënë fruta ose perime, pasi janë ushqimet me më shumë ngjyra në botë.

Ndryshe nga sallamet, djathërat apo gjellërat e ndryshme që gatuajmë përditë.

Kjo sipas studimit, është për shkak se për shumë persona, oreksi më i madh buron teksa e shohim me sy atë që do të hamë, pra ndërvarret nga një estetikë personale lidhur me të ngrënin si i tillë.

Në fund, studimi i lartpërmendur përmend ngjyrën e kuqe dhe atë të gjelbër, si më stimulueset ndaj të ngrënit në tryezën tonë. Pa harruar natyrisht, edhe kombinimin e tyre me të verdhën.

KËSHILLA TË NGJASHME