Home Modë & Estetikë Ngjyrosja e flokëve, e dëmshme për shëndetin

Ngjyrosja e flokëve, e dëmshme për shëndetin

Ngjyrosja e flokëve, e dëmshme për shëndetinSot nuk ka pothuajse asnjë grua që të paktën një herë nuk i ka lyer flokët e saj me ngjyrë të përkohshme ose permanente. Me të vërtetë, kush do të mundë t’u rezistojë nuancave të panumërta të ngjyrave në rafte të dyqaneve.

Por fakti është se ne nuk kemi mjaft njohuri rreth produktit, i cili përmban një numër të kimikateve potencialisht të rrezikshme sesa çdo produkt tjetër kozmetik dhe e aplikojmë aq afër me organin jashtëzakonisht të rëndësishëm, trurin.

Para se të vendosni se me cilat produkte do të trajtoni dhe ngjyrosni flokët tuaj, këtu janë disa informata të rëndësishme që mund t’ju ndihmojnë. Në njëzet vjetët e fundit kryhen studime të ndryshme kërkimore se si ndikojnë ngjyrat e flokëve në trupin e njeriut.

Gjatë kësaj periudhe është provuar se disa nga këto kimikate janë kancerogjene. Është dëshmuar se gratë që përdorin rregullisht ngjyra të flokëve, në vitet e shtatëdhjeta kanë rrezik 70 % më të madh nga kanceri, veçanërisht kancerit të fshikëzës, gjakut, palcës së eshtrave dhe gjëndrave limfatike.

Gjithashtu shtohet rreziku i kancerit të gjirit dhe dyshohet se mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale dhe kancerin tek fëmijët, kur përdoret në periudha të shkurtra para ose gjatë shtatzënisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...