Home Shëndetësi Nis epoka e gjakut artificial

Nis epoka e gjakut artificial

Gjaku artificial mund të bëhet shumë shpejt një realitet i pranueshëm për të gjithë spitalet e botës.

Lajmin e bën të ditur firma amerikane “Arteriocyte” që ka dërguar për analiza në agjencinë “Food and Drug Administration” sasi gjaku 0 negativ.

Projekti është financuar nga Pentagoni për të kuruar në një kohë sa më të shpejtë ushtarët e plagosur në luftë. Gjaku është krijuar nga kompania me qendër në Ohio që ka shpenzuar 2 milionë dollarë për këtë projekt.

Gjithçka ka nisur që nga qelizat që e fabrikojnë dhe më pas është simuluar një makineri që prodhon qeliza si në trupin e njeriut. Testet e para me njeriun mund të fillojnë në vitin 2013.

Gjaku artificial është i padallueshëm nga ai i vërtetë dhe mund të përdoret edhe në spitale”, shkruan në një komunikatë firma.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...