Home Këshilla të ndryshme Një dush i ftohtë për vitalitet

Një dush i ftohtë për vitalitet

Një dush i ftohtë për vitalitetNdjenja e të ftohtit, lodhjes, rraskapitjes, nervozes, mundet të largohet pas vetëm një dushi, bëjnë të ditur ekspertët britanikë. Ekspertët nga universiteti i Londrës me saktësi kanë llogaritur dhe kanë sugjeruar se si duhet të bëni dush që të ketë efekt në shëndetin tuaj.

Në të vërtetë tek dhimbja e kokës, ftohja, vështirësia me qarkullimin e gjakut do t’ju ndihmojë dushi i nxehtë, ndërsa tek lodhja dhe nervozizmi, dushet e ftohta. Nuk mund të jetë më e thjeshtë: rreth 15 minuta, duart deri në bërryl i fusni në ujë të ftohtë apo të ngrohtë.

Dushet përdorni tek duart e ftohta, vështirësitë me gjumin dhe rraskapitjen.

Hunda dhe mushkëritë: Çdo mëngjes, pas dushit të nxehtë, edhe një dush tjetër i ftohtë (rreth 20 sekonda) do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në hundë dhe fyt. Qelizat e përgjegjshme për imunitetin, arrijnë në mukozë dhe bakteret kanë shumë pak gjasa për sulm. Dushi i shkurtë, i ftohtë, ndihmon edhe në lehtësimin e frymëmarrjes.

Truri: Çdo ndryshim i temperaturës bartet përmes lëkurës deri në tru. Me larjen me ujë të ftohtë të duarve (nga gishtat deri te kraharori dhe anasjelltas) do të veprohet në qelizat gri dhe do të rrisni aftësinë e përqendrimit, çka do të largojë rraskapitjen psikike.

Zemra: Spërkatjet e alternuara me ujë të nxehtë dhe të ftohtë janë një trening i shkëlqyer për muskujt e zemrës. Larja e duarve dhe gjunjëve e ul shtypjen e gjakut; larja nga gishtat e këmbëve deri te gjunjët dhe anasjelltas dhe nga gishtat e duarve deri te kraharori dhe anasjelltas.

Imuniteti: Dushet e përditshme të ngrohtë-ftohtë apo larja e duarve i aktivizojnë qelizat e imunitetit. Me rritjen e numrit të tyre mbrojtja e trupit rritet. Organizmi më nuk është aq i ekspozuar ndaj ftohjeve, ndërsa mund të zbuten edhe alergjitë. Dushin gjithmonë përfundojeni me ujë të ftohtë.
Enët e gjakut: Duart i keni të ftohta? Larja me ujë të ftohtë të gjunjëve menjëherë do të ndihmojë (filloni nga gishtat me ujë e deri te gjunjët dhe anasjelltas). Uji fuqimisht vepron në enët e gjakut: ato zgjerohen dhe ngushtohen dhe me këtë rregullohet temperatura e lëkurës. Efekti rritet nëse i këmbeni dushet e nxehta dhe të ftohta.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...