Një gjysmë litër ujë është e mjaftueshme

Një gjysmë litër ujë është e mjaftueshmeEdhe konsumimi i tepruar i ujit mund të jetë po aq i dëmshëm, ashtu si dhe sasia jo e mjaftueshme, prandaj sasia ideale varet nga ndryshimi i temperaturës dhe nivelit të ngarkesës, kurse kur kemi të bëjmë me marrjen e fluideve, kjo nuk nënkupton vetëm ujin.

Futja e pamjaftueshme e ujit në organizëm është një zakon i keq, por pyetja është se cila është doza e duhur ditore.

Zakonisht këshillohen tetë gota, edhe pse kjo nuk është e provuar shkencërisht, prandaj kjo rregull ndiqet nga të gjithë ata që kujdesen për shëndetin, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, për disa kjo mund të jetë shumë e dëmshme, sepse është e tepërt, thonë shkencëtarët nga Harvard-i.

Ata erdhën në përfundimin se nga një gjysmë e deri në një litër e gjysmë ujë në ditë është sasia ideale, e cila mund të ndryshojnë në varësi të dallimeve të temperaturës dhe shkallës së ngarkesës së punës fizike dhe mendore.